Njihu me malin për zhvillim të qëndrueshëm lokal "Eja në Ponikvë, njihe rajonin!"
Nga këtu doli edhe ideja që me 6 Shtator, në bashkëpunim me Komunën e Koçanit dhe Asociacionin Ekologjik Maqedonas, Fondacioni "Friedrich Ebert" organizoi Turin malor "Eja në Ponikvë, njihe rajonin!”.
Në një turne 6 kilometrash drejt lokalitetit Ratkova Skalla, me udhëheqës u prezantuan pjesë e bukurive pejsazhore të mrekullueshme të Osogovës, ndërsa pjesëmarrje aktive dhe kontribut në mundësitë për zhvillim lokal të qëndrueshëm dhanë përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare, organizata qytetare dhe institucione qeveritare.
Pikërisht përmes njohjes së drejtpërdrejtë me rajonin, ngjarja kishte për qëllim që ti promovojë mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm, përdorimi i të cilave është i mundur vetëm nëse ekziston një iniciativë e fortë lokale dhe e njëjta mbështetet nga vetëqeverisja lokale, institucionet përkatëse, organizatat qytetare, por edhe vetë popullsia lokale.
Si ngjarje e parë e këtij lloji, besojmë se e njëjta do të shërbejë në të ardhmen si platformë për krijim të një programi të qëndrueshëm për zhvillim, i cili do ti përparojë mundësitë ekonomike në rajon, njëkohësisht duke mbrojtur trashëgiminë natyrore dhe duke i promovuar Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm.
Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje
Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut