01.06.2021

ONLINE KAMPANJË – AFROJE SINDIKATËN DERI TEK TË RINJTË

Fondacioni Friedrich Ebert në kuadër të veprimtarisë së vetë është i angazhuar fuqimisht për të respektuar të drejtat e punëtorëve dhe promovimin dhe përparimin e të njëjtave.

Si pjesë e punës së tij, në partneritet me Seksionin e tëRinjve të Federatës së Sindikatave të Maqedonisë (FSM) FES u bashkangjit kampanjën për të promovuar sindikalizmin midis të rinjve, në mënyrë që të promovojë sindikalizmin dhe të motivojë të rinjtë të informohen dhe të anëtarësohen në sindikatë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre të punës.

Si pjesë e kësaj kampanje, u realizua një video promovuese përmes së cilës ne duam të inkurajojmë të rinjtë të mendojnë dhe veprojnë në mënyrë që të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e tyre të punës, të cilat garantohen nga Ligji i Punës.

FES do të vazhdojë të avokojë për respekt dhe promovim më të madh të të drejtave të punëtorëve, veçanërisht me një fokus tek punëtorët e rinj.

Videon që u realizua në partneritet me Seksionin e të rinjve pranëFSM-së, mund ta gjeni në linkun në vijim https://www.youtube.com/watch?v=Lk-O5lm5AtU

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org