17.03.2021

Qëllimet dhe drejtimet strategjike të një vendi janë kyçe për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ashtu, afirmimi i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe statusit ekzistues në anë të Marrëveshjes për Bashkësi Energjetike, paraqesin bazë për kornizën ligjore të sektorit energjetik në vend dhe pozicionimin e saj në nivel ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, ato duhet të paraqesin edhe mundësitë për tranzicion të drejtë i cili njëkohësisht do të çoj drejt dekarbonizimit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e ambientit jetësor. Ky proces paraqet segment të rëndësishëm në përgatitjen e vendit për procesin e qasjes në BE dhe për rritjen ekonomike në përgjithësi, kjo ishte përmbyllja në online promovimin e publikimit “Kornizë ligjore të sektorit elektroenergjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pozicionimin e saj ndërkombëtar” e përgatitun nga grup profesorësh nga UShQM/FETI në bashkëpunim me Fondacionin “Fridrih Ebert”.

- Strategjia për energjetike e BE-së, e ashtuquajtur Bashkimi Energjetik, ka pesë dimenzione të stimulit të ndërvarur, të cilat plotësojnë dhe ndihmojnë njëri tjetrin në përmbushje. Ato janë: siguria energjetike; solidariteti dhe besimi; treg i integruar plotësisht i energjisë; efikasitet energjetik, si element shumë i rëndësishëm në gjithë strategjinë e BE-së dhe mundësi për uljen e konsumit të energjisë; më tutje, uljen e ndryshimeve klimatike, respektivisht dekarbonizim dhe hulumtim, inovacion dhe konkurrencë. Thelbi i masava të propozuara bazohet në efikasitetin energjetik, lidership global në energjinë rigjeneruese dhe marrëveshje e ndershme me konsumatorët. Para një viti, për zbatimin e strategjisë së saj, BE doli me një udhërrëfyes, i ashtuquajturi Marrëveshja e Gjelbërt. Qëllimi është të transformohet ekonomia e Evropës në ekonomi moderne dhe konkurruese me aftësi që në mënyrë efikase të shfrytëzoj resurset e vendit. Me saktë,për të ndaluar të gjitha emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2050, rritja ekonomike të ndahet nga eksploatimi i resurseve, si dhe asnjë njeri dhe asnjë vend i BE-s të mos mbetet pa mbrojtje kujdes të duhur.Për këtë na nevojitet politikë e drejtë dhe inkluzive për ne, theksoi Prof. d-r Vesna Borozan.

Sipas Doc. D-r. Petar Krstevskipjesa më e rëndësishme e legjislacionit të BE-së është korniza ligjore e cila i definon masat përkrahëse për përdorim të burimeve rigjeneruese të energjisë e cila duhet të jetë e definuar në programet nacionale si qëllim i detyrueshëm për të mbrojtur ambientin jetësor.

- Më i rëndësishëm është tranzicioni energjetik për një energji të pastër. Për t’u arritur kjo, ka filluar përpilimi i planeve të integruara për energji dhe klimë, ndërsa është e nevojshme të bëhet edhe bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike dhe formimi i një tregu funksional rajonal të energjisë elektrike në Evropën Juglindore. Funksionimi i tregut rajonal është e kushtëzuar me zbatimin e rregullave të përbashkëta të rrjetëzuara, kjo është veç se aktuale dhe pritet që deri në fund të vitit 2021 të implementohet të gjitha rregullat rrjetëzuese, theksoi ai.

Për Prof. D-r. Aleksandra Krkoleva Mateska, qëllimi i analizës mbi kornizën ligjore është që të bëhet vëzhgim i reformave në sektorin elektroenergjetik dhe nivelin e implementimit e ligjit në fuqi të Bashkësisë Energjetike.

-
Janë të ndërmarra hapa të rëndësishme në gjitha sferat që ishin synim i analizës, ndërsa si shembull për këtë e kemi ndarjen dhe çertifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit dhe emërimin e ОТЕЕ si operator i nominuar në tregun e energjisë elektrike. Në fushën e klimës është përgatitur draft plan nacional për klimë dhe energjetikë, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut është e para nga palët kontraktuese në Bashkësinë Energjetike e cila e plotësoi këtë obligim. Në këtë fushë ka filluar edhe procedura për sjelljen e një ligji të ri mbi veprimet klimatike përmes të cilit do të transpozohet Rregullorja (BE) 525/2012 e cila i referohet mekanizmit për monitorim dhe raportimin e emetimeve të gazrave serrë.Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh që ka edhe obligime tjera në të gjitha fushat të cilat duhet plotësuar a që ishin të përfshira me analizën dhe se procesi duhet të vazhdoj mëtutje, të jetë në hap me ndryshimet e ligjëvënësit të Bashkësisë Energjetike dhe ligjëvënësit evropian.

- Obligimet që i morrëm kërkojnë hap pas hapi ta zvogëlojmë prodhimin vendor të rrymës nga termocentralet, ndërsa më shumë të fokusohemi në burimet rigjeneruese të energjisë. Siç paralajmëroi TMV, planifikon që deri më 2025 një nga njësitë të zëvendësohet me gaz natyror. Duhet të jemi të sinqertë që investimet në burimet rigjeneruese do të kenë ndikim të duhur në çmimin, por edhe ndaj konsumatorëve të pambrojtur, për këtë ne si komision propozuam masa lehtësuese veçanarisht për këto kategori tek Ministria e ekonomisë dhe MPPS. Paralel me këtë proces duhet të investohet në efikasitetin energjetik, pasi që ne nuk jemi vend i pasur, këto investime duhet të ndihmohen nga Qeveria, theksoi Marko Bislimoski, Drejtor i Komisionit Rregullator për Energjetik.

Sipas tij, ne si vend gjatë periudhës së kaluar kemi shumë investime në energjinë rigjeneruese, tek termocentralet fotovaltike, të cilat nuk shfrytëzojnë subvencione nga shteti dhe ata e shesin rrymën në tregun e lirë, po gjithsesi nevojiten masa lehtësuese shtesë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burime rigjeneruese, si dhe rinovimi i menjëhershëm i rrjetit të sistemit të transmetimit me qëllim rritjen e investimeve të huaja në këtë degë.

Autorët, profesorët e Universitetit Shën Qirili dhe Metodi pranë Fakultetit të Elektroteknikës dhe teknologjisë së informacionit, prof. D-r. Vesna Borozan, prof. D-r. Aleksandra Krkoleva Mateska dhe doc. D-r. Petar Krstevski, punuan në analizën e kornizës ligjore të sektorit elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pozicionimin e saj në nivel ndërkombëtar, me theks arritjet në procesin e zbatimit të reformës, si dhe përcaktimin e hapave të mbetura.

Ky publikim, në të cilin autorët i sqarojnë në tërësi aspektet ligjore të tranzicionit energjetik të shtetit, ka për qëllim që t’u shërbej diskutimeve të tanishme dhe të ardhshme, të cilat mbahen në temën konkrete, nga gjitha palët e interesit, duke përfshirë institucionet shtetërore, organizatat qytetare, sindikatet dhe komunitetin akademik. Angazhimet për krijimin e një shoqërie sociale dhe të drejtë ku varfëria energjetike është shumë më shumë se sa numër, të cilat njëkohësisht mbushen me sfidat që dalin nga ndryshimet klimatike, paraqiten si pjesë e pandarë e motiveve të ligjvënies evropiane. 

Analiza krahasuese, e cila i është bashkangjitur këtij publikimi, na jep indikacione të qarta dhe koncize të hapave të ardhshme në drejtim të harmonizimit të mëtejshëm të zgjidhjeve ligjore, ndërsa përqendrohet në aspektet pozitive dhe mundësitë që duhet të përdorim si vend dhe si rajon. Publikimi është rezultat i një dëshire të përbashkët dhe bashkëpunim mes  Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, Fakulteti i elektroteknikës dhe teknologjisë së informacionit, në Shkup (UShQM/FETI), lidhur me projektin evropian të programit “Horizont 2020”, fondacionin “Fridrih Ebert”, zyra në Shkup dhe zyra për Dialog Rajonal në Evropën Juglindore (Dialog EJL) me vendqëndrim në Sarajevë.

Në kuadër të punës së tyre, Fondacioni “Fridrih Ebert” jep vëmendje të veçantë zhvillimit të strategjive dhe nxitjen e diskutimeve mbi çështjet që kanë të bëjnë me sfidat ekonomike dhe sociale në vend dhe rajon, si dhe mbi temat të cilat hapin mundësi për përparimin e demokracisë. Sfidat që i takojnë sektorit elektroenergjetik kanë rolë të rëndësishëm në definimin e mëtutjeshëm të zhvillimit ekonomik dhe social në vend. Njëkohësisht, ata ofrojnë mundësi për demokratizimin e saj, jo vetëm me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, por edhe me përfshirjen aktive të tyre në të gjitha tregjet, qoftë në gjenerimin e energjisë elektrike për konsumin e vet, shkëmbimin ose shitjen, ose sigurimin e shërbimeve të ruajtjes së energjisë.  Kjo është mundësi unike për konsumatorët e fundit, e cila vjen nga tranzicioni deri tek burimet rigjeneruese të energjisë dhe e njejta të mund të quhet si e drejtë, vetëm në qoftë se në mënyrë të drejtë i përfshinë gjithë palët e interesit dhe veçanarisht konsumatorët e fundit, qofshin ata si konsumator – prodhues ose përmes kooperativave të energjisë, theksoi Ivana Vuçkova nga Fondacioni “Fridrih Ebert”, zyra në Shkup.

Gjitha materialet i keni në dispozicion në ueb faqen e FES, gjegjësisht publikimi dhe analiza e hendekut dhe një pjesë e veçantë mbi projektin CROSSBOW në ueb faqen e UShQM/FETI.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org