11.06.2023

Akademia për politika publike - Moduli i dytë

Këtë fundjavë është mbajtur moduli i dytë i Akademisë për politika publike “Nga ideja në realizim”, në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert dhe Shoqatës për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës “SIGA”.

Moduli i dytë i titulluar "Çfarë do të thotë të rrjetëzosh dhe të marrësh mbështetje për idenë time" u hap nga themeluesi i startup-it politik (lëvizja politike) "Sllovakia Progresive", një sipërmarrës i përkushtuar ndaj inovacionit, investimeve në kompanitë e teknologjisë dhe mentorimit të talenteve të reja Ivan Stefunko, koordinatorja e projektit në FES Nita Starova dhe drejtorja e SIGA Mila Carovska.

Në Akademi morën pjesë edhe kryetarja e shoqatës “Glasen Tekstilec” Kristina Ampeva, drejtoresha ekzekutive e shoqatës qytetare “Konekt” Nikica Kusenikova, strategu i marketingut dhe biznesit Darjan Radenkoviq i cili është themeluesi i Agjencisë për komunikime strategjike Zhar Ptica dhe eksperti për ndërtimin e ekipit Vlado Karaev.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org

Kthehu në fillim