Friedrich-Ebert-Stiftung (FES)

Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) - Fondacioni për demokracinë sociale!

Për ne

Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) është fondacioni më i vjetër politik në Gjermani me një traditë të pasur në demokracinë sociale që daton nga themelimi i saj në vitin 1925. Fondacioni e mbështet themelimin dhe misionin e tijë në trashëgiminë politike të imitantit Friedrich Ebert, Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike gjermane.

Puna e fondacionit tonë politik fokusohet në idetë dhe vlerat thelbësore të demokracisë sociale - liria, drejtësia dhe solidariteti. Kjo na lidh me demokracinë sociale dhe sindikatat e pavarura. Si një institucion jofitimprurës, ne organizojmë punën tonë në mënyrë autonome dhe të pavarur.

Qëllimet tona

Ne promovojmë

  • Një shoqëri e lirë, e bazuar në vlerat e solidaritetit, e cila u ofron të gjithë qytetarëve të saj të njëjtat mundësi për të marrë pjesë në nivelet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, pavarësisht nga origjina, seksi ose feja e tyre.
  • Një demokraci e fortë dhe e gjallë; rritje ekonomike të qëndrueshme dhe një punë të denjë për të gjithë.
  • Një shtet i mirëqenies që ofron më shumë arsim dhe përmirësim të kujdesit shëndetësor, por në të njëjtën kohë lufton varfërinë dhe siguron mbrojtje kundër sfidave që jeta ia sprovon qytetarëve.
  • Një vend që është përgjegjës për paqen dhe përparimin shoqëror në Evropë dhe në botë.

Çfarë bëjmë ne

Ne mbështesim dhe forcojmë demokracinë sociale në veçanti me anë të:

  • Puna edukative politike për të forcuar shoqërinë civile. Programet tona të edukimit politik në Gjermani motivojnë, mundësojnë, informojnë dhe kualifikojnë qytetarët për t'u angazhuar me sukses në sferat politike, sindikale dhe civile. Ne përmirësojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimet sociale dhe proceset e vendimmarrjes.
  • Think Tanks: Ne zhvillojmë strategji për çështjet thelbësore të politikave ekonomike, sociale dhe arsimore, si dhe për çështjet kyçe që avancojnë demokracinë. Në udhëkryqin ku takohen grupet e ekspertëve, akademikët dhe politikanët, ne krijojmë një diskutim publik për një rend të drejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror në nivel kombëtar, evropian dhe mbarëbotëror.
  • Bashkëpunimi ndërkombëtar: Me rrjetin ndërkombëtar të zyrave në më shumë se 100 vende, ne mbështesim një politikë për bashkëpunim paqësor dhe të drejtave të njeriut, promovojmë ngritjen dhe konsolidimin e strukturave demokratike, sociale dhe kushtetuese dhe jemi pionierë për sindikatat e lira dhe një shoqëri civile të fortë . Ne jemi aktivisht të përfshirë në promovimin e një Evrope sociale, demokratike dhe konkurruese në procesin e integrimit evropian.
  • Mbështetje për të rinjtë e talentuar me programe të bursave, në veçanti për studentët dhe kandidatët e doktoraturës nga familjet me të ardhura të ulëta ose me një histori të migracioni. Ky është kontributi ynë për rritjen e demokracisë arsimore.
  • Kujtesë kolektive të demokracisë sociale: Arkivi ynë, biblioteka dhe projektet e historisë bashkëkohore mbajnë të gjalla rrënjët historike të demokracisë sociale dhe të sindikatave dhe sigurojnë mbështetje për kërkime sociopolitike dhe historike.

Mësoni më shumë për FES-in dhe vizitoni faqen zyrtare Gjermane

Friedrich Ebert (1871-1925)

Friedrich Ebert ishte Presidenti i parë i Republikës së Weimar-it nga viti 1919-1925. Ai mbrojti zhvillimin e një demokracie parlamentare, e konsideroi veten si president të të gjithë Gjermanëve dhe ishte i përkushtuar ndaj një politike të orientuar drejt kompromisit dhe balancës sociale.

Friedrich-Ebert-Stiftung Berlin

Hiroshimastraße 17 dhe 28
D-10785 Berlin

+49 030 269356
+49 030 26935-9244 

www.fes.de

Friedrich-Ebert-Stiftung Bonn

Godesberger Allee 149
D-53175 Bonn

+49 0228 883-0
+49 0228 883-9207

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org