Zyra e FES në Shkup rregullisht ofron pozita për praktikantë. Ato parashikohen si mundësi për studentët nga Maqedonia e Veritu dhe Gjermanisë të punojnë në fushën e shkencave politike, juridikut, ekonomisë, sociologjisë, por edhe për të tjerët që shfaqin interes në fushën e vlerave socialdemokrate.
Kusht i rëndësishëm për praktikën është njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës maqedonase dhe angleze. Njohja e gjuhës gjermane ose shqipe është një avantazh, por jo e detyrueshme.
Korniza kohore
Zakonisht praktika duhet të zgjasë 8 - 12 javë. Në disa raste, nëse është e nevojshme, mund të diskutohet një kornizë tjetër kohore.
Detyra
Detyrat e punës nuk janë të përcaktuara në mënyrë strikte dhe caktohen në përputhje me ngarkesën aktuale të punës në zyrë. Detyrat në përgjithësi kanë të bëjnë me fushat e mëposhtme:
- përgatitje dhe organizim i konferencave dhe programeve të vizitorëve,
- pjesëmarrje në seminare dhe punëtori
- hulumtim dhe hartim i teksteve dhe raporteve,
- ndihmë në punën e përditshme të zyrës
Aplikantëve u kërkohet të japin informacionin e mëposhtëm në anglisht ose gjermanisht me e-mail në contact(at)fes-skopje.org
- Biografi
- Aplikim me letër motivimi që tregon fushat dhe aktiviteteve me interes të veçantë
- Periudhën kohore dhe datat e preferuara për praktikën
Në kohën ndërmjet korrikut dhe gushtit nuk ofrojmë praktikë.
Praktikë në Gjermani
Nëse jeni të interesuar për një praktikë në një nga zyrat e Fondacionit Friedrich Ebert në Gjermani, ju lutemi shikoni Departamentet dhe kontaktoni atë që ju intereson drejtpërsëdrejti.
Vizito faqet e internetit të FES:
Departamentet kombëtare
Departamentet ndërkombëtare
Ju lutemi të keni parasysh se për çdo praktikë në një nga zyrat në Gjermani kërkohet njohuri e gjermanishtes.
Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje
Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut