17.06.2020

FES ia ofron Çmimin për të Drejtat e Njeriut 2020 Zoran Zaevit

Në përvjetorin e dytë të Marrëveshjes së Prespës, Friedrich-Ebert-Stiftung ka kënaqësinë të njoftojë që sivjet, Çmimi për të Drejtat e Njeriut i dhurohet Zoran Zaevit. Fondacioni thekson dhe çmon kurajon e tij dhe punën e vazhdueshme për një shoqëri të lirë dhe të hapur si dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për një të ardhdme më të mirë në rrugën europiane të shtetit.

NJOFTIMI PËR SHTYP

Në përvjetorin e dytë të nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, Fondacioni Friedrich Ebert njofton për dhënien e çmimit për të drejtat e njeriut Zoran Zaev-it. FES kështu njeh angazhimin personal të Zaev –it për marrëveshjen dhe përpjekjet e tij pro-evropiane për një shoqëri të lirë dhe të hapur.

Zoran Zaev është Kryeministër në detyrë i Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut. Ceremonia zyrtare e ndarjes është planifikuar në vjeshtë në Berlin.

Me dhënien e çmimit, Fondacioni Friedrich Ebert nderon kontributin e Zoran Zaev në politikën e paqes përmes Marrëveshjen e Miqësisë,me Bullgarinë në 2017 dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë në vitin 2018. Marrëveshja e Prespës kërkoi që emri i vendit të ndryshohet, duke zgjidhur kështu një mosmarrëveshje 27-vjeçare për emrin,e cila i mundësoi vendit të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat e pranimit në BE. Të dy marrëveshjet janë pika thelbësore për përmirësimin e kushteve të jetesës në vend, të cilat Zoran Zaev i bëri me gatishmëri për vendime të kujdesshme dhe pjesërisht jopopullore dhe i vëndoj mbi fatin e tij politik.

Kurt Beck, kryetari i Fondacionit Friedrich-Ebert, thekson meritat e Zaev për Evropën: "Zoran Zaev është për një shoqëri të lirë, të hapur dhe soziale.Politika e tij e vendosur për reforma jo vetëm që kontribuoi në paqen dhe stabilitetin, por gjithashtu e afroi Maqedoninë e Veriut më afër BE-së. "

Zaev ishte tashmë një figurë e rëndësishme orientuese si lideri i opozitës. Gjatë "Revolucionit shumëngjyrësh" ai bëri fushatë për sundimin e ligjit dhe arriti paqësisht zgjedhje të reja. Më vonë, si Kryeministër, ai vendosi standarde të reja sidomos në politikën sociale. Ai ngriti pagën minimale me 60%, rriti përfitimet sociale dhe përmirësoi pagat për personelin e infermierisë dhe mjekët.

Pas vitesh ngecjeje autoritare në rajon, Zoran Zaev qëndron personalisht për një ndryshim të drejtimit që u jep shpresë forcave përparimtare në Evropën Juglindore. Fondacioni Friedrich Ebert nderon këtë arritje të jashtëzakonshme me dhënjën e çmimit të këtij viti për Zoran Zaev.

Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Fondacionit Friedrich Ebert u dha për herë të parë në 1994 dhe shkon prapa në kohë si një trashëgim i çiftit Karl dhe Ida Feist nga Hamburgu. Themeluesit kishin përcaktuar në testamentet e tyre që fondacioni të administronte trashëgiminë e tyre dhe të jepte një çmim vjetor për të drejtat e njeriut

Kjo do t'u jepet individëve ose organizatave që kanë dhënë një kontribut të veçantë për të drejtat e njeriut në pjesë të ndryshme të botës.

Çmimi është me  vlerë 10,000 euro dhe ndahet çdo vit. Vitin e kaluar  u nderua Miriam Miranda, një avokate e grave dhe e mjedisit nga Honduras me këtë ҫmim.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni Eva Ellereit, udhëheqësen e zyrës së FES në Shkup: eva.ellereit@fes-skopje.org

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org