27.04.2023

Forumi i biznesit në Valandovë

Forumi i pestë i biznesit me temë "Inovacioni, energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm" u mbajt në Valandovë, në organizim të Komunës së Valandovës dhe Fondacionit "Fridrih Ebert" zyra në Shkup.

Diskutuam për tema interesante me përfaqësues qeveritarë, organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë, si nga brenda dhe jashtë vendi, në mënyrë që t'i përgjigjemi pyetjes për zhvillim të qëndrueshëm: si të investojmë në zhvillimin ekonomik që do të zvogëlojë varfërinë dhe pabarazinë, duke siguruar në të njëjtën kohë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm?

Menjëherë pas përfundimit të forumit të biznesit në Valandovë me temën “Inovacioni, energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, fokusi i të cilit ishte diskutimi i politikave të qëndrueshme në nivel lokal, veçanërisht në fushën e energjisë, ne gjithashtu zhvilluam një punëtori me temën “Tranzicioni energjetik si një mundësi për financim të qëndrueshëm në nivel lokal dhe bashkëpunim me qytetarët”. Me përfaqësues të disa komunave, në punëtorinë në Dojran diskutuam për politikat e qëndrueshme energjetike dhe konceptet inovative për prodhimin e energjisë së pastër, të lirë dhe të disponueshme për të gjithë qytetarët.

Përveç këtyre përfitimeve, përvoja e partnerëve tanë nga Kroacia tregon mundësitë për financim të qëndrueshëm të komunave përmes thirrjeve të shumta për fonde si nga BE-ja ashtu edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare dhe agjencitë zhvillimore. SHPKNJP Energia Qendër është një shembull i një koncepti të tillë inovativ që do të shërbejë si një shembull për rritje të tranzicionit energjetik në nivel lokal, krahas kooperativave dhe komuniteteve energjetike dhe modeleve të tjera në dispozicion për ne.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org