20.08.2019

Kamp për qëndrueshmëri

Fondacioni Fridrih Ebert, Zyra në Shkup bashkë me Eco Logic, organizatë e cila është e përqëndruar në mbrojtjen dhe rruajtjen e mjedisit jetësor, për të dytën herë e organizuan kampin për qëndrueshmëri.

Kampi zgjati nga 5 deri 8 gusht në Ponikva, ku të rinjë nga i gjithë vendi kishin mundësinë që bashkarishtë të diskutojnë dhe të krijojnë zgjidhje për aksion lokal i fokusuar drejtë Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm nga Agjenda e KB 2030.

Gjatë kampit, pjesëmarrësit kishin mundësinë të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme, mjeteve dhe metodave interaktive, eko lojëra të cilat u mundësuan të zhvillojnë një diskutim dinamik mbi rritjen dhe sfidat e ardhshme me të cilat ballafaqohet bota, por edhe për mundësite ambicioze, por edhe ato thelbësore që Qëllimi për Zhvillim të Qëndrueshëm i ofron. Me identifikimin e sfidave të cilat dalin nga jeta e përditshme dhe ajo që na rrethon, pjesëmarrësit ofruan rekomandime të rëndësishme, strategji dhe planifikim për zgjidhjen e tyre njëkohësisht edhe përmes zbatimit dhe ndjekjes së Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Agjenda në kamp ishte e pasuruar me dy vizita, e para nga Qendra Informative Turistike “Ponikva”, ku pjesëmarrësit sëbashku me përfaqësues të Komunës së Koçanit diskutuan për biodiversitetin e Maleve të Osogovës, të ardhurat natyrore dhe potencialin për eko-turizëm dhe zhvillim rural, si dhe për mundësitë e sporteve malore të cilat do ta mbajnë qendrën të hapur, njëkohësisht duke siguruar edhe mbrojtës të fuqishëm të natyrës. Vizita e dytë ishte Qendra Edukative “Negrevo”, ku pjesëmarrësit zbuluan shumë fakte interesante për llojet e rralla të kafshëve dhe shtëpitë e tyre. Si ruajtja e natyrës është e lidhur me mbajtjen e jetës në tokë dhe nuk është diçka e re, por definitivisht kjo vizitë u mundësoi pjesëmarrësve të mendojnë në tema dhe ide të ndryshme për formimin e aktiviteteve të tyre të përditshme në drejtim për të realizuar impakt pozitiv.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org