30.05.2023

#MEF23 - Forumi energjetik i Maqedonisë

Drejtori i Fondacionit Fridrih Ebert me zyrë në Shkup, Rene Schlee, në kuadër të #MEF23 të gjashtë theksoi se ka potencial të madh në decentralizimin e prodhimit të energjisë, kurse rregullativa është çelësi.

"Ne me të vërtetë bashkëpunojmë shumë me komunat. Ka një potencial të madh në decentralizimin e prodhimit të energjisë duke përmirësuar efikasitetin energjetik, duke formuar kooperativa energjetike dhe ndërmarrje publike në nivel lokal. Tranzicioni energjetik duhet të jetë i drejtë në aspektin social, e orientuar kah qytetari, ku komuniteti lokal ka një rol të madh për të luajtur. Nëse arrijmë tranzicionin e duhur të energjisë në mënyrë të duhur, atëherë do t'i bëjmë komunitetet tona më rezistente ndaj krizave. Por, na duhet rregullativë adekuate për këtë. Rregullativa është çelësi. Ne kemi nevojë për rregullativë më të mirë nga njëra anë dhe stimuj nga ana tjetër", tha Schlee.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org