27.05.2023

Shkolla për aktivizmin femëror - Moduli i parë

Më 27 maj, në Strugë u filloi moduli i parë i gjeneratës së nëntë të Shkollës për aktivizmin femëror, ku do të diskutohen temat në fushën e feminizmit, bazat e barazisë gjinore, bazat, vlerat dhe zhvillimi i sociademokracisë.

Kryetarja e forumit të grave të LSDM-së, Jovana Trençevska, përshëndeti pjesëmarrësit e gjeneratës së nëntë dhe i njohu ata me historinë e Shkollës për aktivizmin e grave dhe përfitimet nga e njëjta. Në fjalimet përshëndetëse folën edhe përfaqësueset e partnerëve të Forumit të grave të LSDM-së, Nita Starova, koordinatore e projektit të Fondacionit Fridrih Ebert me zyrë në Shkup, dhe Marija Markovska Krusharovska, menaxhere financiare e Institutit Progres për demokraci sociale. Profesori Gjorgi Spasov ishte një nga ligjëruesit që foli për bazat dhe zhvillimin e socialdemokracisë.

Shkolla për aktivizmin e grave është një projekt që është realizuar për nëntë vjet në katër module. Me përfundimin e Shkollës, pjesëmarrësit do të jenë me ndjeshmëri gjinore dhe do të inkurajojnë politikanët për përfshirjen dhe veprimin e tyre të mëtejshëm në politikë dhe jetën shoqërore.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org