Vizitë studimore në R. e Kroacisë në temë “Buxhetimi i qëndrueshëm në nivel lokal përmes politikave inovative socio-ekologjike “, 7-11 maj
Me qëllim që të njihemi nga më afër me praktikat evropiane të politikave lokale socio-ekonomike, si dhe të shkëmbejmë idetë dhe përvojat në rajon, në periudhën nga 7 deri në 11 maj, Fondacioni “Fridrih Ebert” ka organizuar vizitën studimore “Buxhetimi i qëndrueshëm në nivel lokal përmes politikave inovative socio-ekonomike “ në R.e Kroacisë. Në këtë vizitë kanë marrë pjesë dhe kanë dhënë kontribut kryetar dhe kryetare komunash, si dhe bartës të tjerë të vendimeve në niveli lokal nga vendi ynë, dhe ndërkohë ata kishin mundësinë që të inicojnë dhe fillojnë bashkëpunimin afatgjatë me numër të madh të komunave kroate për përmbushjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.
Vizita studimore ka filluar me shpërndarjen e përvojave pozitive në këshillin Krk i cili në vitet e kaluara është bërë pioner në zhvillimin e qëndrueshëm përmes shfrytëzimit të burimeve të ripërtrira të energjisë, minimizimit të mbeturinave dhe trajtimit përkatës të tyre, ruajtjen e hapësirave publike dhe të gjelbërta, dhe nxitjen e turizmit të qëndrueshëm të vëllimit të vogël. Vizita dyditore në Krk ka përfunduar me shkëmbimin e përvojave të kryetarëve të komunave nga të dy vendet si agjent të ndryshimeve pozitive në nivel lokal dhe bartëve të iniciativave për zhvillim të qëndrueshëm në fokusin e të cilëve janë qytetarët.
Si qytet i parë në rajon i cili arriti të gjendet në hartën e qyteteve të mençura evropiane, Rieka është kampion në shfrytëzimin e përfitimeve nga teknologjitë e reja dhe digjitalizimi. Kryetari i komunës Marko Filipoviç i cili na ka pritur me respekt, ka ndarë përvojat e tij si dhe sugjerimet për shfrytëzimin e fondeve të disponueshme evropiane për riformësimin e qytetit në një qytet të mençur i cili përmbush nevojat e qytetarëve, bizneseve, hulumtuesve dhe investitorëve, dhe nuk lë pas shembujt e vegjël inovativ si projekti “Riperaj” i ndërmarrjes komunale “Çistoça”, qëllimi i të cilit është që t’u mundësojë qytarëve edukim dhe mundësi për përmirësim dhe vahzhdim të jetëgjatësisë të objekteve të ndryshme
Veçanërisht interesante ishin përvojat nga komunat Koprivnica dhe Krizhevci ku jemi njohur me shumë politika socio-ekonomike dhe projekte inovative, mes të cilave edhe kooperativa e parë energjetike, habi (qendra) për sipërmarrësi, kopshti urban, vendi për komposto, ndërtesat pasive sociale dhe shumë praktika tjera të qëndrueshme njohuria e të cilave është themelore për përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta për një të ardhme të qëndrueshme dhe një kontintent që është neutral ndaj karbonit
Dhe në fund, ne kishim këqyrje të drejtëpërdrejtë në rezultatet nga politikat për mbrojtje të natyrës përmes vizitës të Parkut nacional “Liqenet e Plitvicës (Plitviçki ezera)” ku pjesëmarrësit janë njohur me përfitimet sociale dhe financiare të cilat komunat i gëzojnë falë përkushtimeve të tilla të cilat kërkojnë shumë punë dhe përkushtim, por premtojnë shumë më shumë se praktikat e njohura të shfrytëzimit të njëhershëm të resurseve.
Qytetet dhe komunat të cilat zhvillohen në harmoni me natyrën mund të integrojnë të gjithë potencialet për zhvillim ekonomik, të nxisin komunikimin dhe kohezionin social, si dhe të sigurojnë përfshirje përkatëse të të gjithë grupeve të margjinalizuara. Ky është vetëm një nga përfundimet e vizitës studimore përmes të cilës është mundësuar shkëmbimi i përvojave dhe përforcimi i bashkëpunimit me bartësit progresiv të vendimeve në nivel lokal, fuqia e të cilit është e jashtëzakonishme në aspekt të transformimit socio-ekologjik që është para nesh.
Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje
Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut