17.05.2018

Barazia është e rëndësishme!

Më shumë tatime, por vetëm për ata që munden t’ia lejojnë vetes! Në panel anësor në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje, Dragan Tevdovski komentoi mbi kërkimin e ri rajonal mbi Pabarazinë.

Gjatë kësaj ngjarje të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert më 16 maj në Sofje u prezantuan gjetjet kyçe të hulumtimit tonë të fundit mbi pabarazinë në Ballkanin Perëndimor "Barazia është e rëndësishme!", ndikimin e pabarazisë mbi demokracinë në rajon si dhe mbi procesin e bashkimit me BE-në.

Duke pritur mbajtjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor, më 17 maj në Sofje duam të shtojmë një këndvështrim të ndryshëm mbi debatin e zgjerimit.

Diskursi evropian mbi "tranzicionin" kryesisht vështron demokratizimin nëpërmjet rritjes si tregues. Por, mos ndoshta strategjia aktuale e zgjerimit është e  gabuar? A me të vërtetë një 'ekonomi funksionale e tregut' çon në demokraci? A mundet një rritje jo-përfshirëse të mos dëmtojë zhvillimin demokratik? Lirimi i tregut ku strukturat shoqërore janë të dobëta nënkupton dhënien e përparësisë atyre që janë tashmë të fuqishëm dhe me lidhje të mira. Një konkurrencë e padrejtë ekonomike nxit pabarazinë sociale dhe politike - që çon në ekonomi të paqëndrueshme dhe me borxhe, nivele të ulëta të besimit, të pjesëmarrjes, lumturisë, shëndetit, sigurisë publike, arsimit dhe mobilitetit social. Me fjalë të tjera, shoqëritë e pabarabarta mbeten të mbërthyer në letargji – pasi zhvillimi i vërtet kërkon barazi.

Studimi u prezantua nga Mirna Jusić, Autore e kërkimit. Gjetjet u komentuan nga Dragan Tevdovski, Ministër i Financave i Republikës së Maqedonisë dhe Sergej Stanishev, President i Partisë së Socialistëve Evropian.

Përmbledhjen e mesazheve kyçe dhe rekomandimeve mund të gjeni këtu: http://library.fes.de/pdf-files/bueros/sarajevo/14451.pdf

Raporti i plotë është në dispozicion në: http://library.fes.de/pdf-files/bueros/sarajevo/14452.pdf

Video: https://youtu.be/1UJvtWHJMP0

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org