21.04.2023

Future is Feminist - Moduli i parë

Moduli i parë i programit “Future is Feminist” është mbajtur në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert dhe në bashkëpunim me Shoqatën për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm - SIGA.

Përmes programit, vajzat dhe gratë do të mësojnë se si të avancojnë, udhëheqin dhe shërbejnë në proceset demokratike, por edhe si të synojnë në plan profesional, pavarësisht nëse është një karrierë në biznes apo politikë.

Qëllimi i „Future is Feminist“ është të zbulojë dhe trajnojë vajzat e reja se si të përforcojnë aftësitë e tyre të lidershipit për të ndryshuar shoqërinë për mirë.

Në modulin e parë “Integriteti dhe menaxhimi i burimeve njerëzore” morën pjesë koordinatorja e projektit në Fondacionin Fridrih Ebert Nita Starova, drejtorja e Shoqatës për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës Siga Mila Carovska, ekspertja për komunikim dhe media nga Shqipëria Edlira Xhoni dhe drejtorja ekzekutive e Qendrës për menaxhimin e ndryshimeve Neda Maleska Saçmaroska.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org