03.07.2018

Lajme të rrejshme (Fake news): Demonizimi i tjetrit

Trendi në rritje i lajmeve të rrejshme dhe përhapja e keq informimit po bëhet problem global. Përhapja e storjeve, thashethemeve përmes mediave sociale rezulton me propagandë, një tendencë e cila po shtrembëron diskursin publik në mbarë botën. Sipas studiuesve në lidhje me këtë temë, tre nga dhjetë veta vazhdojnë të besojnë informacionin që ata pranojnë përmes medieve edhe në qoftë se më vonë vërtetohet se një informacion specifik nuk është i vërtetë.

ERROR: Content Element with uid "44143" and type "media" has no rendering definition!

Shtetet si Greqia dhe Maqedonia, siç duket nuk janë bajpasuar ( anashkaluar) nga tendenca tinëzare e lajmeve të rrejshme.  Për më tepër, ka tendencë që të dy palët të publikojnë (dhe ri-publikojnë) lajmet pa kontrolluar vërtetësinë e lajmit,  në vend që t'i ndajnë me homologët e tyre në vendin fqinjë, madje edhe për tema të ndjeshme siç është çështja e emrit.

Për sa kohë që zhvillimet pozitive midis dy vendeve janë të dukshme që nga ndërrimi i qeverisë në Maqedoni në qershor të 2017-ës, rastet e demonizimit të të tjerëve janë ende të pranishme si rezultat i lajmit të rrejshëm dhe dezinformimit nga grupet që nuk janë në favor të të dyja vendeve fqinje  dhe arritjes së  marrëveshjes.

Ideja e panelit ishte të diskutonte vështirësitë me të cilat janë përballur shoqëritë, si pasojë e lajmeve të rrejshme, keqinformimit dhe mungesës së informacionit për njëri-tjetrin. Natyra e profesionit të gazetarisë ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit - tani "mos pasja e lajmit"  konsiderohet  problem në industrinë e medies. Duke marrë parasysh rëndësinë e medieve në ndërtimin dhe mbështetjen e shoqërive demokratike, duhet të zhvillohet një model i ri i (biznes)  medies që do të garantojë lirinë e fjalës dhe do të sigurojë që fenomeni i lajmeve të rrejshme të reduktohet në nivel minimal të pranueshëm.

Panel diskutimi ofroi një pasqyrë të vlefshme në lidhje me temën, falë folësve të ftuar Biljana Spaseska Georgievska ( redaktore e lajmeve dhe gazetare e TV21) , Angelos Athanasopoulos (To Vima weekly, Ta Nea daily, In.gr Portal), Vassilis Nedos (Kathimerini Daily), Vasko Popetreski (Gazetar dhe TV moderator, ALSAT TV - "360 Shkallë") dhe moderator Millan Zhivkoviç (FES - Shkup).

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org