Lajme të rrejshme (Fake news): Demonizimi i tjetrit
ERROR: Content Element with uid "44143" and type "media" has no rendering definition!
Shtetet si Greqia dhe Maqedonia, siç duket nuk janë bajpasuar ( anashkaluar) nga tendenca tinëzare e lajmeve të rrejshme. Për më tepër, ka tendencë që të dy palët të publikojnë (dhe ri-publikojnë) lajmet pa kontrolluar vërtetësinë e lajmit, në vend që t'i ndajnë me homologët e tyre në vendin fqinjë, madje edhe për tema të ndjeshme siç është çështja e emrit.
Për sa kohë që zhvillimet pozitive midis dy vendeve janë të dukshme që nga ndërrimi i qeverisë në Maqedoni në qershor të 2017-ës, rastet e demonizimit të të tjerëve janë ende të pranishme si rezultat i lajmit të rrejshëm dhe dezinformimit nga grupet që nuk janë në favor të të dyja vendeve fqinje dhe arritjes së marrëveshjes.
Ideja e panelit ishte të diskutonte vështirësitë me të cilat janë përballur shoqëritë, si pasojë e lajmeve të rrejshme, keqinformimit dhe mungesës së informacionit për njëri-tjetrin. Natyra e profesionit të gazetarisë ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit - tani "mos pasja e lajmit" konsiderohet problem në industrinë e medies. Duke marrë parasysh rëndësinë e medieve në ndërtimin dhe mbështetjen e shoqërive demokratike, duhet të zhvillohet një model i ri i (biznes) medies që do të garantojë lirinë e fjalës dhe do të sigurojë që fenomeni i lajmeve të rrejshme të reduktohet në nivel minimal të pranueshëm.
Panel diskutimi ofroi një pasqyrë të vlefshme në lidhje me temën, falë folësve të ftuar Biljana Spaseska Georgievska ( redaktore e lajmeve dhe gazetare e TV21) , Angelos Athanasopoulos (To Vima weekly, Ta Nea daily, In.gr Portal), Vassilis Nedos (Kathimerini Daily), Vasko Popetreski (Gazetar dhe TV moderator, ALSAT TV - "360 Shkallë") dhe moderator Millan Zhivkoviç (FES - Shkup).
Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje
Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut