11.09.2018

Multiethnic and Diverse but Equal #MKlivingEUvalues

Me rastin e vizitës zyrtare në vend nga ana e Ministrit shtetëror për Evropë të Gjermanisë, Mihael Rot, zyra e Fondacionit Fridrih Ebert në Shkup, organizoi panel debati në temën “Multiethnic and Diverse but Equal – Macedonia Living European Values”.

Gjatë debatit u drejtuan edhe Zëvendës Kryetari i Qeverisë, Bujar Osmani dhe Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov, të cilët sëbashku me përfaqësuesit e organizatave rinore në Maqedoni, si dhe pjesëmarrësit tjerë, kishin mundësinë t’i shpalosin idetë dhe qëndrimet e tyre mbi ndikimin e proceseve eurointegruese në vend në drejtimin e ndërtimit të një shoqërie multikulturore dhe gjithëpërfshirëse. 

 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org