25.07.2019

Ndryshimet klimatike në fokusin e takimit të dytë të grupit punues për mjedisit jetësor

Më 25 qershor në INOFEIT – Qendra për Transfer të Teknologjive dhe Informatave pranë Fakultetit për Elektroteknik dhe i Teknologjive Informative u mbajt edhe takimi i dytë i grupit punues për mjedis jetësor, nën organizim të Fondacionit Fridrih Ebert – Zyra në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përderisa takimi i parë punues ishte me temë direktivat e BE-së për kualitet të ajrit, e dyta tematikisht ishte e drejtuar në ndryshimet klimatike dhe nevoja e politikave ambicioze klimatike. Qëllimi i grupit punues është të mbaj takime të rregullta mes përfaqësuesve të institucioneve në nivel qëndrorë dhe lokal, organizatat civile, sindikatat, përfaqësues akademik dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të cilët në punën e tyre janë të fokusuar në temat e fushës të mjedisit jetësor, që të mundësohet platformë për komunikim të mirë dhe bashkëpunim mes të njëjtëve.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org