02.12.2023

Panel diskutimi “Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra”

Më 18 dhjetor, u mbajt një ngjarje në kuadër të projektit "Procesi i reviduar i zgjerimit të Bashkimit Evropian: konteksti i ri gjeopolitik, mundësi të reja, rreziqe të njëjta" në Daut Pashin Hamam të organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert - zyra në Shkup dhe PolitikUm - Instituti për politika të qëndrueshme dhe inovative.

Ngjarja filloi me fjalimet hyrëse nga presidentja e PolitikUm dhe zëvendës presidentja e Partisë së socialistëve evropianë (PSE) Radmilla Shekerinska dhe Drejtori i Fondacionit Fridrih Ebert në Maqedoninë e Veriut Peter Hurelbrink.

Në panelin e titulluar "Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?" fjalë morën kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, presidenti i delegacionit në komitetin e përbashkët parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut Andreas Shider, presidenti i "ELIAMEP", profesor në Universitetin e Athinës Lucas Cukalis, dhe paneli u moderua nga profesorja nga Fakulteti juridik "Justiniani i parë" Renata Deskoska.

Qëllimi i ngjarjes ishte të përqendrohej në çështje të caktuara që lidhen me zhvillimet e fundit dhe pikëpamjet e udhëheqësve dhe ekspertëve në drejtim të zgjerimit të BE-së, si dhe përfundimet e punës së grupit të ekspertëve që gjatë vitit 2023 përmblodhi pikëpamjet e zërave politikë progresivë, ekspertëve, opinionistëve dhe gazetarëve.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org