02.06.2021

PROJEKSION I FILMAVE DOKUMENTAR DHE PANEL DISKUTIME

Fondacioni i Fridrihe Ebert në partneritet me Makedoks, në 28 dhe 29 Maj organizuan dy projeksione të të filmave dokumentar të pasuar me diskutime, të cilat e shqyrtuan problematikën е të drejtave të punëtorëve dhe theyrjen dhe keqpërdorimin e tyre.

Qëlllimi i këtyre dy ngjarjeve  ishte që ti jepet rëndësi një problemi në shoqërinë tonë i cili është lënë në margjinat, dhe atë e ndjejnë vetëm ata të cilët janë drejtpërsëdrejti të prekur – e ata janë punëtorët dhe punëtoret që i kryejnë disa nga punët më të vëshira e parpseprapë, ata vetë apo vetë kryerja e atyre punëve është e padukshme për shoqërinë, por shumë e rëndësishme për të gjithë ne.

 Fondacioni Fridrih Ebert, në punën e vetë angazhohet për Demokraci Sociale, e ajo nënkupton promovimin e tre vlerave – Barazi, Drejtësi dhe Solidaritet. E për atë, edhe këto projeksione të pasuara me debate, kishin për qëllim të jenë nxitje që të ngrite vetëdija për “punëtorët e padukshëm”dhe të zhvillohet ndjenjë e solidaritetit me ata.

Me 28 maj u mbajt projeksioni i parë para nxënësve të gjimnazit Örce NIkolloiv” në Shkup, ku të pranishmit kishin mundësi që ta shikojnë dokumentarin e Biljana Garvanlieva “Robaqepëse” ku paraqitet jeta dhe puna e 3 rrobaqepëseve nga Shtipi, e me pas të diskutojnë me panëlistët e ftuar. 

Ndërsa me 29 Maj në Parkun Forum, u mbajt projeksioni i filmit dokumentar çek “Kufinjtë e punës”, në të cilin paraqitet se si gazetarja Sasha Uhllova kalon gjashtë muaj në hulumtim të kushteve të punës në vendet e punës në Ceki që paguhen më së paku. Disa javë punon në lavanderi të spitalit, në fabrikë të mishit, pas kasës në market dhe në objekt për seleksionim të hedhurinave.  Përvoja e saj vendos bazë për një seri shumë personale të shkrimeve përe njerëzit të cilët punojnë punë ë padukshme në kushte shokuese, së pari të publikuara në ueb faqen A2larm.cz. Regjisorja Apolena Rihllikova këto shkrime i kthen në film dokumentar i cili përbëhet nga skena të inçizuara në shtëpinë e Uhllovës dhe nga video inçcizime të bëra në vendet e saj të punës, të shoqëruara nga komente në ato hapësira të ndryshme të cilat i lexon Uhllova.

Pas shfaqjes së dokumentarit, pasoi diskutim me panelistë nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe bashkimit sindikal. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org