26.10.2020

PROMOVIM I ANALIZËS DHE DEBAT PËR “NDIKIMI I KOVID-19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE”

Fondacioni Friedrich Ebert Shkup në partneritet me shoqatën e qytetarëve “Gllasen Tekstilec” nga Shtipi realizoi Analizë me temë "Ndikimi i Kovid-19 mbi degët që paguhen pak dhe që janë me punë intensive”.

Fokusi i kësaj Analize ishte të hulumtohet ndikimi i pandemisë nga Covid-19 dhe masat qeveritare të marra gjatë asaj periudhe mbi punëtorët në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve.

Analiza u prezantua brenda "Tekstilijadës" të këtij viti e cila u organizua nga shoqata e qytetarëve "Gllasen tekstilec" në Shtip, në periudhën prej 15 - 17 Tetor. Si pjesë e prezantimit të Analizës, u zhvillua edhe debat në lidhje me gjetjet e Analizës, me panelistët prof. Dr. Nikola Popovski, Kristina Ampeva dhe Donçe Stamenkov.

Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është një nga vlerat për të cilat Fondacioni Friedrich Ebert Shkup angazhohet në punën e tij dhe do të vazhdojë në të ardhmen të punojë në fushën e promovimit dhe ngritjes së vetëdijes në shoqëri për gëzimin e tyre të plotë nga ana e punëtorëve.

Analizën mundeni ta gjeni në këtëlidhje

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org