11.12.2025

Promovimi i publikimit ‘Kriteret e pranueshmërisë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe çështjet maqedonase para Gjykatës në Strasburg’

Më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, u promovua publikimi “Kriteret e pranueshmërisë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe çështjet maqedonase para Gjykatës në Strasburg”.

Më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, u promovua publikimi “Kriteret e pranueshmërisë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe çështjet maqedonase para Gjykatës në Strasburg”.
Publikimi, i autorësuar nga Prof. Dr. Jelena Ristikj dhe i botuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, përfaqëson një analizë aktuale dhe gjithëpërfshirëse të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në kuadër të Konventës Evropiane, me fokus të veçantë në kriteret e pranueshmërisë së ankesave në Strasburg dhe në çështjet maqedonase para Gjykatës.
“Prej vitesh, Fondacioni po e zhvillon programin e tij botues si mbështetje për mësimdhënien universitare dhe si mjet për ofrimin e materialeve cilësore, të qasshme dhe të bazuara profesionalisht. Ky publikim nuk është i destinuar vetëm për avokatët, por edhe për gjyqtarët, prokurorët, profesorët dhe, më e rëndësishmja, për studentët – mbrojtësit e ardhshëm të lirive dhe të drejtave të qytetarëve,” tha Nita Starova, Koordinatore e Projekteve në FES, duke theksuar se vepra është gjithashtu e vlefshme për organizatat joqeveritare, subjektet politike dhe publikun e gjerë që dëshiron të fitojë njohuri mbi mekanizmat e mbrojtjes para Gjykatës në Strasburg.
“Sistemi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut bazohet në parimin e subsidiaritetit: shtetet janë ato që fillimisht duhet të garantojnë dhe mbrojnë të drejtat, ndërsa Gjykata në Strasburg ndërhyn vetëm kur shtetet dështojnë në përmbushjen e detyrimeve të tyre. Edhe pse çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Gjykatës në Strasburg, një numër i madh ankesash, përfshirë edhe ato nga Maqedonia e Veriut, nuk arrijnë në vlerësimin e themelit, pasi nuk i përmbushin kriteret e pranueshmërisë. Vetëm rreth pesë për qind e ankesave kundër shtetit tonë shpallen të pranueshme. Kjo sjell pasoja serioze: ankuesit presin me vite, Gjykata është e mbingarkuar dhe shteti humbet efektin e vlefshëm korrektues që vendimet gjyqësore kanë në avancimin e të drejtave të njeriut,” theksoi Prof. Dr. Jelena Ristikj, autore e publikimit.
Publikimin mund ta gjeni këtu.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
skopje(at)fes.de