02.11.2018

Roli i të rinjëve në sindikatë

Më 30 tetor, përmes një diskutimi publik në temën “Roli i të rinjëve në sindikata” u prezantua Programi dhe Plani Aksionar për punë i Seksionit të të rinjëve pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (SRLSM).

 

Evenimenti i cili ishtë nën organizim të përbashkët të Fondacionit Fridrih Ebert, Zyra në Shkup dhe Seksionit të të rinjëve pranë LSM, kishte për synim informimin e publikut më të gjërë, posaqërisht organizatat rinore dhe partnerët relevantë, mbi programin dhe aktivitetet e ardhshme të Seksionit, qëllimi i së cilës është që përmes një procesi gjithpërfshirës dhe targetim të të gjithë faktorëve relevantë, organizatave dhe institucioneve të krijoj inicijativa të cilat kanë për qëllim përforcimin e pozitës të të rinjëve në tregun e punës, si dhe përfaqësimin e të drejtave të tyre në marrëdhënie pune. 

Në periudhë kur iniciohen dhe implementohen procese me rëndësi kyçe për të rinjtë si në nivel nacional, ashtu edhe në atë rajonal, roli i të rinjëve në organizimin e sindikatave është i pashmangshëm dhe i patjetërsueshëm për zgjidhjen e sfidave dhe problemeve me të cilat ata ballafaqohen, si shkalla e lartë e papunësisë tek të rinjtë, standardi i ulët dhe rritja e trendit për shpërngulje nga vendi.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org