08.06.2018

Të rinjtë në sindikatat

Në periudhën prej 28-31.05.2018, Fondacioni Fridrih Ebert – Zyra në Shkup bashkë me Departamentin e të Rinjve pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka organizuar një punëtori në të cilën janë shqyrtuar dhe diskutuar tema të rëndësishme për rolin e të rinjve në organizimin e sindikatave, në drejtim të ndikimit të vazhdueshëm për afirminimin dhe avancimin e pozitës së tyre sociale-ekonomike në vend.

Një segment kryesor për punën e ardhshme të Departamentit, në kuadër të punëtorisë ishin përcaktuar qëllimet, misioni dhe vizioni i organizatës dhe veprimtaria aktive. Me anë të një procesi inkluziv dhe përfshirje të gjithë aktorëve relevant, organizatat dhe institucionet në procesin e përforcimit të pozitës së të rinjve në tregun e punës, si dhe përfaqësim i të drejtave të tyre në marrëdhëniet e punës, anëtarët e departamenteve për të rinj kanë hartuar strategji, plan dhe program të punës.

Me qëllim të realizimit efektiv dhe efikas të aktiviteteve të parashikuara me programin e punë, anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Departamentit për të Rinj të LSM-së kanë reviduar dokumentet aktuale, gjegjësisht Rregulloren e punës së Departamentit, dhe më vonë, bashkë me programin, i kanë miratuar në seancë të BE të zhvilluar pas përfundimit të punëtorisë.

Përveç anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Departamentit, kontributin e tyre e kanë dhënë edhe Prof. Dr. Dragan Gocevski, Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” Shkup dhe Vllado Karaev, ekspert për zhvillimin ekipor. Duke theksuar nevojën për reforma në lëvizën sindikale dhe përfshirjen pro aktive të të rinjve në procesin e plotë, mbështetje personale për punën e Departamentit për të Rinj ka shprehur edhe Darko Dimovski, kryetar i LSM-së. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org