02.11.2020

U MBAJT EDICIONI I KATËRT I FESTIVALIT TË FILMIT INVESTIGATIV – SHKUP

Festivali i Filmit Investigativ - Shkup i katërti me radhë u mbajt në periudhën nga 20 deri më 25 tetor, organizuar nga Platforma për Gazetari dhe Analizë Hulumtuese - PINA në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert - Shkup.

Edicioni i katërt i festivalit u fokusua në ndikimin e pandemisë mbi gazetarinë, mediat dhe komunikimin, por gjithashtu mbi një numër trendesh dhe sfidash të tjera në profesionin e gazetarisë. Programi i festivalit të këtij viti përfshiu filma që përshkruajnë gjendjen aktuale të botës dhe këmbënguljen e njerëzimit, si dhe diskutime me profesionistë të medias nga vendi dhe bota.

Tema e festivalit të këtij viti ishte Solidariteti - një aspekt i jetës së përditshme që dëshmoi të jetë thelbësor në periudhën globale të pandemisë, dhe sigurisht një forcë lëvizëse kur bëhet fjalë për sfidat dhe arritjet e përbashkëta.

 

Për herë të parë, programi i Festivalit të Filmit Investigativ - Shkup këtë vit u mbajt plotësisht online për shkak të rrethanave të pademisë dhe programi i Festivalit ishte falas dhe i hapur për të gjithë shikuesit dhe publikun e gjerë.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org