12.11.2023

Akademia për politika publike - Moduli i katërt

Eksperti i komunikimit nga Republika e Serbisë Millosh Xhajiq, gazetari Nazim Rashidi dhe eksperti i PR Kosta Petrov ishin ligjëruesit kryesorë të modulit të fundit të Akademisë për politika publike "Nga ideja në realizim", i cili trajnoi pjesëmarrësit mbi rëndësinë e marrëdhënieve me publikun, cilat janë instrumentet e PR, cilat ngjarje bëhen lajme, por edhe pse gazetaria është e rëndësishme për demokracinë.

“Ishte kënaqësi të isha një nga trajnerët e Akademisë së parë për politika publike të FES dhe SIGA. Pjesëmarrësit e rinj dhe pjesëmarrëset e reja janë me të vërtetë me cilësi të lartë dhe kemi punuar në probleme të ndryshme që hasim në komunikim. Shpresoj se pas përfundimit të këtij programi, ata do ta përkthejnë idenë e tyre në krijimin e politikave publike dhe përmirësimin e komunitetit ku jetojnë", tha Xhajiq.

Gazetari Nazim Rashidi, përmes një pjese teorike dhe më pas praktike, i edukoi pjesëmarrësit për rëndësinë e intervistës si një mjet PR. Ai theksoi se gazetaria dhe gazetarët janë themeli i një shoqërie demokratike dhe duhet të jenë gjithmonë në anën e interesit publik dhe qytetarëve.

Eksperti i PR dhe themeluesi i P World Kosta Petrov tha se strategjia e komunikimit dhe komunikimi janë thelbësore për krijimin e politikave publike të suksesshme. Petrov informoi se këto dy ditë me pjesëmarrësit e rinj entuziastë mësuan se cilat janë mundësitë dhe sfidat e ofruara sot në fushën e komunikimit dhe shprehën besimin se janë të rinjtë ata që do të sjellin ndryshimin pozitiv në shoqëri.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org