10.09.2023

Akademia për politika publike - Moduli i tretë

Këtë fundjavë u zhvillua moduli i tretë tematik “Si të sigurojmë financa për idenë time” nga Akademia për krijimin e politikave publike “Nga ideja në realizim”, organizuar nga FES, në bashkëpunim me SIGA.

Folësi kryesor i këtij moduli ishte Marian Radu, deputet dhe nënkryetar i PES - partia në pushtet në Moldavi, i cili foli për përvojën e Maia Sandu dhe PAS në Moldavi se si integriteti ka mundur paratë e zeza në politikë.

Radu theksoi se fitorja dhe sundimi me integritet është i mundur, dhe gjëja më e vlefshme për çdo politikan është integriteti dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme të mbahen dhe zbatohen politika të cilat janë ekskluzivisht në interes të qytetarëve.

"Lider është ai që krijon liderë. Lider i mirë është ai i cili inkurajon dhe motivon të punësuarit e tij, i cili vë nevojat e qytetarëve në radhë të parë dhe punon me përgjegjësi dhe transparencë. Integriteti është themeli i qeverisjes së mirë dhe një nga vlerat kryesore thelbësore në çdo profesion, veçanërisht në zbatimin e politikave publike dhe avancimin e shoqërisë”, tha Radu.

Në Akademi morën pjesë edhe drejtorja e SIGA Mila Carovska, koordinatorja e projektit në FES Nita Starova, trajnerët Snezhana Kostovska dhe Zoran Stojkovski, të cilët folën për konceptin e sigurimit të mjeteve për idetë e biznesit të projektit nga grantet dhe investimet sociale, si të përcaktohen metodologjitë e projektit, mjetet e biznesit dhe aftësitë e nevojshme.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org