09.04.2023

Akademia për politika publike “Nga ideja në realizim” - Moduli i parë

Në periudhën 7-9 prill, u mbajt moduli i parë i Akademisë për politika publike “Nga ideja në realizim”, me organizim të Fondacionit Fridrih Ebert dhe në bashkëpunim me “Shoqatën për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm - SIGA”, qëllimi i së cilës është zbatimi i një ideje të caktuar sipas metodologjisë “Design Thinking” në politikën publike.

Kjo Akademi, e cila po realizohet për herë të parë, është një koncept edukativ dhe interaktiv për zhvillim, rritje të vetëdijes për gjendje të caktuara shoqërore dhe ndërtimin e kapaciteteve për veprim te pjesëmarrësit.

Në modulin e parë kanë marrë pjesë ligjërues dhe trajnues të shquar nga vendi, koordinatorja e projektit në Fondacionin Fridrih Ebert Nita Starova, drejtorja e Sustainable Inclusive Growth Association - SIGA Mila Carovska, drejtori menaxhues i akceleratorit të parë për sipërmarrjen sociale dhe bizneset me ndikim në vend, Kristian Mileski, konsulenti për biznes Trajçe Voinov, si dhe strategu për marketing dhe biznes Darjan Radenkoviq.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org