26.05.2025

“Arti ka një Qëndrim” – të rinjtë shprehën veten përmes kreativitetit

Këtë fundjavë u mbajt ngjarja përmbyllëse e programit “Arti ka një Qëndrim” në Hotel Drim, Strugë, e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert – Zyra në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Art “Hana”.

Ngjarja mblodhi rreth 80 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë vendi, të cilët shprehën mendimet e tyre mbi tema të ndryshme shoqërore përmes muzikës, letërsisë, politikës, ilustrimit dhe grafitit.

Nën mentorimin e profesionistëve të njohur – Prof. Emilija Ristanovska, Prof. Dr. Nenad Marković, aktori Nikola Ristanovski, muzikantja Sara Taškoska, poeti Darko Lešoski, ilustruesja Kaliopi Trpcheva dhe artisti i grafitit Dragan Kitanovski – nxënësit zhvilluan për tre ditë krijimet e tyre, të cilat u prezantuan në ngjarjen përmbyllëse.

Publiku pati mundësinë të ndjekë performanca muzikore, poezi, fjalime politike dhe ekspozita të grafitit dhe ilustrimeve. Të gjitha veprat u vunë në shitje, ndërsa të ardhurat do të dhurohen për familjet e prekur në Koçan, duke treguar se arti jo vetëm që ka një qëndrim, por ka edhe zemër.

Përmes programit “Arti ka një Qëndrim”, nxënësit jo vetëm që fituan aftësi, por edhe një hapësirë për të shprehur veten, për t’u dëgjuar dhe për të lënë gjurmë. Zërat e të rinjve kanë rëndësi, dhe kreativiteti është një mjet i fuqishëm për ndikim dhe ndryshim.

Arti ka një Qëndrim – dhe nxënësit e treguan këtë!

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
skopje(at)fes.de