01.06.2024

Festivali "Banim për të gjithë"

Festivali "Banim për të gjithë"!, i organizuar nga Organizata për banim dhe qiramarrës (OBQ) dhe Fondacioni Fridrih Ebert (FES), mbahet për të dytin vit radhazi dhe synon të hapë çështje që lidhen me banimin dhe nevojat e të rinjve, perspektivën gjinore në banim, të drejtat e qiramarrësve, sigurinë e banimit, banimin e qëndrueshëm, pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje dhe shumë tema të tjera të rëndësishme.

Në festival morën pjesë ekspertë me temë nga Suedia, Gjermania, Belgjika dhe Bashkimi ndërkombëtar i qiramarrësve, të cilët në partneritet me Organizatën për banorë dhe qiramarrës (OBQ) po zhvillojnë bashkëpunim për avancimin e banimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm ishin përfaqësues nga Komisioni rregullator për banim, institucione të tjera përkatëse, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave rinore dhe studentore, si dhe aktorë të tjerë në proces.

Mesazhi kryesor i Festivalit për banim është “Banimi duhet të jetë në dispozicion për çdo kategori të qytetarëve”.

Në prag të Festivalit të banimit, u mbajt një tryezë e rrumbullakët për të diskutuar sfidat me të cilat përballen të rinjtë për sa i përket banimit. Ekspertët nga Suedia, Gjermania dhe Belgjika paraqitën përvojat e tyre dhe propozuan zgjidhje për të tejkaluar këtë problem global.

“Çdo qytetar duhet të ketë të drejtën të zgjedhë se ku do të jetojë, qoftë në banesën e tij, qoftë në banesën me qira. Kjo duhet të mbështetet nga shteti. Mënyra e banimit duhet të jetë e ndryshme, sepse njerëzit kanë nevoja të ndryshme" - tha Barbara Stenbergen, Bashkimi ndërkombëtar i qiramarrësve.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org