30.11.2020

Fotografia e madhe: Ekonomia maqedonase në afat të mesëm dhe të gjatë

Më 23 nëntor, Fondacioni “Fridrih Ebert” Zyra në Shkup, e promovoi Studimin shkencor “Fotografia e madhe: Ekonomia maqedonase në afat të mesëm dhe të gjatë”.

Në kohë krize nga përmasa të papritura dhe sfidat ekonomike të cilat e kapluan gjithë botën, u hapën një sërë pyetjesh edhe për ardhmërinë e ekonomisë maqedonase. Për këtë qëllim, nga fillimi i krizës e deri më sot, një grup me ekonomistë, sociolog, inxhinierë, bankierë, ish ministra dhe ministra aktual, punuan në paraqitjen e “fotografisë së madhe” për ekonominë maqedonase.Edhe pse sfidat nuk u qetësuan, përkundrazi nga fillimi i punës së grupit të ekspertëve ata shtoheshin, rekomandimet e tyre tregojnë një sërë mundësish për ndërtim të së ardhmes më të mirë në qoftë se zbatohen modele dhe strategji të përshtatshme, të cilat varen nga ajo “Ku dëshirojmë të shifemi në afat të mesëm dhe të gjatë?”.

Gjatë fjalimit hyrës, drejtoresha e Fondacionit “Fridrih Ebert”, Zyra në Shkup, znj. Eva Ellerajt theksoi se që të zgjedhim rrugën e duhur, fillimisht duhet të dimë se ku dëshirojmë të arrijmë, si në afat të mesëm poashtu edhe në afat të gjatë, e cila sidoqoftë paraqet themelet e përpilimit të këtij studimi.

Zv. Kryeministri për Çështje Ekonomike, z. Fatmir Bitiqi, i cili morri fjalën gjatë promovimit të studimit dhe e përshëndeti nismën për përpilimin e një studimi shkencor si ky, ku theksoi se një pjesë e madhe e të dhënave dhe rekomandimeve nga studimi, përputhen me prioritetet dhe fokusin e politikave të Qeverisë në këtë mandat. “Një nga prioritetet është integrimi më i madh i ekonomisë tonë në qarqet ekonomike ndërkombëtare, përmes krijimit të dialogut intenziv dhe bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat, në vend të qasjes „top-down“ ose „bottom up“, krijojmë qasje horizontale me çka nënkuptojmë inkluzivitet të të gjithë palëve të interesit, si dhe dialog të hapur për çështjet më të rëndësishme shtetërore.”, tha zv. Kryeministri Bitiqi.

Konstatimet dhe rekomandimet kyçe nga studimi shkencor “Fotografia e madhe: Ekonomia maqedonase në afat të mesëm dhe të gjatë”, të prezantuar nga anëtarët e grupit të ekspertëve dhe profesorëve universitarë: Vanço Uzunov, Gligor Bishev, Maja Gerovska Mitev dhe Nikolla Stikov, të cilët mes tjerash sugjerojnë që përveç konvergjencës drejtë BE, si prioritet afatgjatë i ekonomisë së vendit duhet të jetë edhe ndarja korrekte e të ardhurave, gjegjësisht ulja e varfërisë.E nevojshme është përforcimi i kapacitetit të shtetit përmes pjesëmarrjeve më të madhe në shpenzimet e shtetit në BPV, edhe më tepër, ekzistimi i institucioneve shtetërore kualitative, ku qëllimi nuk është (vetëm) që të ulet numri i administratës së shtetit, e as (vetëm) të implementohet “praktika e mirë” me udhëheqjen e institucioneve shtetërore, por duhet reformim i gjithë “set up” politik dhe shoqërorë që na rrethon.

Fjalim nderi gjatë promovimit kishte edhe d-r. Ahim Truger, profesor i shkencave socio-ekonomike me fokus financat publike në Universitetin e Diesburg Esen dhe anëtarë i Këshillit Gjerman të Ekspertëve Ekonomik ose në kuptimin bukfal në gjuhën shqipe “ekonomistët e urtë”. Ai i përshëndeti rekomandimet e studimit dhe i vlerësoj si kyçe, jo vetëm për rëndësinë, por edhe për kredibilitetin të cilin e kanë, e cila ka të bëjë me heterogjenitetin dhe rishikimin e arsimit, aspektet sociale dhe ekonomike, dixhitalizimi dhe roli i shtetit si veçanërisht i rëndësishëm në kërkimin e përgjigjeve në shkencën ekonomike. Gjatë fjalimit të tij, ai e shtjelloi modelin e Këshillit Ekonomik si një qasje formale e një organi të pavarur, i cili përgatit raporte vjetore për ekonominë gjermane dhe jep mendime mbi politikat kryesore ekonomike. Por, d-r. Truger i theksoi edhe përfitimet nga sesionet joformale të cilat Ministria e Financave e Gjermanisë i organizon çdo të enjten e dytë me ekspertë nga fusha e ekonomisë, për sa i përket parametrave kryesore makroekonomike dhe nevojën e masave të përshtatshme në menaxhimin e financave publike.

Studimin mund ta merrni në këtë link: http://library.fes.de/pdf-files/bueros/skopje/16896.pdf

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org