25.07.2019

Kongresi për mobilitet në Berlin

Nga 5 deri 7 maj në Berlin u mbajt Kongresi i Parë për mobilitet nën organizim të Fondacionit “Fridrih Ebert”, ku pjesëmarrës ishte edhe Zëvendës Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jani Makraduli.

Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se përkrahja nga Gjermania është e rëndësisë së veçantë në ballafaqimin e sfidave të vendit tonë, gjersa vetëm bashkarisht mund të luftojmë për ambient të pastër jetësor, pasi që ndotja e ajrit nuk ka kufi. Krahas kësaj, u realizua edhe takim me Ministren për Mjedis Jetësor të Gjermanisë, Barbara Hendriks. Sfidat e rëndësishme, përvojat pozitive, por edhe hapat konkret për bashkëpunim bilateral në një të ardhme të afërt mes dy ministrive dhe përfaqësuesve parlamentar u diskutua në këtë takim. Eksperti i Politikës Klimatike dhe Energjetike nga OJQ Germanwatch, Martin Shon, ndau pamje të rëndësishme të sfidave të Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e mjedisit jetësor ku dhe potencoi nevojën e aksioneve dhe shembujve pozitiv në nivel lokal. U realizua edhe vizitë njëditore në Feldhajm – një nga shembujt më të suksesshëm dhe të njohur botëror si fshat energjikisht i vetë-qëndrueshëm.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org