08.06.2018

Më tepër bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Gjermanisë në të gjitha nivelet

Metin Hakverdi, anëtar i Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), vizitoi Maqedoninë më 1 qershor – 3 qershor. FES shfrytëzoi këto mundësi për takime konsultative me institucione lokale dhe shtetërore, si dhe me përfaqësues nga shoqatat e biznesit. Hakverdi është ekspert i së drejtës financiare dhe anëtar i disa komiteteve të Bundestag-ut duke përfshirë Komisionin e financave dhë Buxhetimit dhe Komisionin për çështje të Bashkimit Evropian. Me zonën e tij elektorale në Qytetin e Hamburgut, ai njeh shumë njerëz të diasporës së Maqedonisë dhe viziton shpesh herë rajonin.

Metin Hakverdi, anëtar i Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), vizitoi Maqedoninë më 1 qershor – 3 qershor. FES shfrytëzoi këto mundësi për takime konsultative me institucione lokale dhe shtetërore, si dhe me përfaqësues nga shoqatat e biznesit. Hakverdi është ekspert i së drejtës financiare dhe anëtar i disa komiteteve të Bundestag-ut duke përfshirë Komisionin e financave dhë Buxhetimit dhe Komisionin për çështje të Bashkimit Evropian. Me zonën e tij elektorale në Qytetin e Hamburgut, ai njeh shumë njerëz të diasporës së Maqedonisë dhe viziton shpesh herë rajonin.

Takimi me ministrin e financave të Maqedonisë, Dragan Tevdovski u shfrytëzua për të hapur disa tema kryesore, si tatimet progresive dhe dobitë e tatimeve progresive në një shtet si Gjermania, si dhe qasje më të mira praktike. Përpjekjet pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për t’i ndihmuar investuesit e huaj dhe të Maqedonisë në investimet e tyre në ekonominë e Maqedonisë dhe pazarit të saj të punës ishin poashtu tema diskutimi.

Të gjitha reformat që Qeveria e Maqedonisë i ka ndërmarrë do të ishin të pafrytshme nëse nuk ka zotim për sundimin e ligjit - një nocion i rëndësishëm që u theksua në takimin midis deputetit të parlamentit gjerman, Metin Hakverdi dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. Ka një besim të fortë se vendi i Maqedonisë është brenda Bashkimit Evropian.

Diskutimet me Komisionin për Financa dhe Buxhetim të Parlamentit të Maqedonisë rezultuan me konkluzionin për disa iniciativa të përbashkëta mes dy komisioneve, atë të Gjermanisë dhe të Maqedonisë. Në të ardhmen do të mund të organizohe vizita t; komisioneve mes dy shteteve, në mënyrë që të thellohet bashkëpunimi.

Prania e përfaqësuesve nga institucionet kyçe financiare, nga komunat lokale dhe nga shoqatat e biznesit (nga Maqedonia dhe Gjermania) në biznes pranimin e organizuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung në Shkup, Ministria e Financave dhe Qyteti i Shkupit treguan se bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Gjermanisë është prioritet i parë për Qeverinë e re të Maqedonisë. Diskutimet në këtë ngjarje të nivelit të lartë u përdorën për të ofruar hapësira të reja për bashkëpunim në të gjitha nivelet, si për shembull plani për të ndërtuar  një bashkëpunim më të thellë mes qyteteve të Gjermanisë dhe Maqedonisë.

Bashkimi Evropian qëndron në top listën e agjendës së Maqedonisë si në nivelin e qeverisë ashtu edhe të nivelit të shoqërisë civile. E njëjta gjë mund të thuhet për mbështetjen që Maqedonia merr nga institucionet zyrtare të Gjermanisë, duke përfshirë Bundestag-un. Vijoi një diskutim mes Metin Hakverdit dhe përfaqësuesve të disa OSHC-ve që merren me çështje rinore si dhe Agjencisë për të rinj dhe sport.

Një diasporë e fuqishme dhe një mbështetje nga shteti për përpjekjen e tyre për “t’ia kthyer” Maqedonisë me ekspertizën dhe resurset e tyre është një nevojë e patjetërsueshme në ndërtimin e lidhjeve më të forta brenda Bashkimit Evropian. Me një diasporë të madhe të Maqedonisë nga të gjitha entitetet në vendbanimin e Metin Hakverdi në Hamburg, Gjermani, biseda me ministrin e diasporës në Maqedoni, Edmond Ademi lidhej me mundësitë për të përfshirë diasporën në forume të përbashkëta ku do të diskutohen mundësitë për bashkëpunim.

Kryetarja e parë femër e Haraçinës është njëkohësisht funksionarja e parë shqiptare e përzgjedhur drejtpërdrejt nga Lidhja social demokratike e Maqedonisë (LSDM) si parti politike, e cila zhvilloi program për kohezion të vërtetë shoqëror në Maqedoni. Diskutimi me Kryetaren Milikie Halimi ishte kryesisht në temat e zhvillimit lokal, bashkëekzistencës dhe zhvillimit të programeve të reja për ndërtimin e “një shoqërie për të gjithë”. 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org