05.05.2020

Mitet dhe faktet mbi ndikimin e koronavirusit ndaj ambientit jetësor

Shpërndarja e papritur e virusit të ri korona gjeti të papërgatitur shumë qeveri anembanë botës, me ç’rast imponoi përdorimin e masave mesjetare për t’u ballafaquar dhe për t’i zbutur pasojat nga pandemia, të cilat padyshim ndryshuan mënyrën e të jetuarit te gjithsecili prej nesh. Vetëm disa muaj më parë, askush nuk do ta kishte paramenduar që kufinjtë shtetërorë do të mbyllen brenda natës, madje edhe në Bashkimin Evropian. Ndërsa sot, ora policore është bërë pjesë normale e përditshmërisë sonë. Rënia e aktivitetit ekonomik dhe ulja e tregëtimit, janë vetëm pjesë e pasojave të cilat kjo krizë shëndetësore i përçoi mbi ekonominë.

Por, çfarë ndodh me ndikimin e koronavirusit ndaj ambientit jetësor? Këto ditë shpesh hasim artikuj në media të njohura vendore dhe të botës, të cilat pikërisht e trajtojnë këtë çështje. Por, a na përcjellin fotografinë e vërtetë? Derisa shumë ekspertë janë të brengosur pasi që buxheti për mbrojtje të ambientit jetësor është i vogël, e veçanërisht përballimi me ndryshimet klimatike më tej do të ulet për shkak të prioriteteve të reja si sistemi shëndetësor dhe ekonomija të cilat pranuan goditjen më të fuqishme, ndërsa të tjerët e shofin koronavirusin si mundësi ideale për transformim të gjelbërt të shoqërisë sonë.

Këto dhe shumë çështje tjera ishin në fokusin e takimit mbi ambientin jetësor me temë “Mitet dhe faktet mbi ndikimin e koronavirusit ndaj ambientit jetsor” nën organizim të Fondacionit “Fridrih Ebert” dhe Eko-svest, Qendra për Hulumtim dhe Informim të Ambientit Jetësor. Gjatë fjalimit të tij, Zëvendës-Ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli theksoj se në “normalitetin” e ri duhet të hymë me më shumë solidaritet, ku çdo ditë do të jetë Dita e Planetit Tokë, duke potencuar nevojën e verzionit maqedonas të Marrëveshjes së Gjelbërt Evropiane, me të cilin do të vendoset theks në aksionin klimatik, tranzicionin energjetik, biodiversitetin, ekonomia qarkore, Plani për ajër të pastër, gjelbërimin e buxhetit shtetëror dhe digjitalizimin. Shërimi post pandemik mund të jetë i gjelbërt, vetëm në qoftë se çdokush nga ne kontribuon për të: të premteve – punë nga shtëpia; të mërkurave – ditë pa automjete; etj.

Franciska Vehinger, udhëheqëse e projektit rajonal për klimë dhe energjetikë të Fondacionit “Fridrih Ebert” në Lindjen e Mesme dhe Afrikë të Veriut, gjatë prezentimit të saj i sqaroi nebulat rreth koronavirusit dhe ambientit jetësor. Çfarë ndikimi kishte dhe ende ka KOVID -19 ndaj ambientit jetësor në afat të shkurtë, mesëm dhe të gjatë, ishte pjesë e fjalimit të saj, në të cilin Vehinger theks të veçantë i vendosi  masave për shërim nga kriza e krijuar, të cilat mund të kontribuojnë për politika klimatike më ambicioze dhe tranzicion energjetik të drejtë.

Qëllimi i këtyre takimeve të rregullta është që të mundësojnë diskutim të strukturuar mes përfaqësuesve të institucioneve, organizatave qytetare, sindikatave, si dhe ekspertë të vendit dhe ndërkombëtarë të temës, me qëllim pasqyrimin e gjendjes dhe përpilimin e rekomandimeve të cilat më tej do të shfrytëzohen në krijimin e politikave publike, gjegjësisht do të përfaqësojnë qëndrimet e subjekteve progresive të cilët në mënyrë aktive punojnë në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në përputhje me nevojat për mbrojtje të ambientit jetësor, e jo me koston e tij.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org