05.12.2018

Takim pune: Evaluim i punës në terren në kuadër të pilot fazës të projektit “Garancion për të rinjtë” në 2018

Më 29 nëntor 2018, nën organizim të Fondacionit Fridrih Ebert, Zyra në Shkup dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, u mbajtë takim pune ku morrën pjesë punëtorët e terrenit dhe punëtorët e kyçur në pilot fazën e projektit Garancion për të rinjtë.

Në kuadër të takimit, patën rastin t’i prezantojnë dhe ti evaluojnë aktivitetet e tyre të deritanishme, si dhe të diskutojnë mbi mundësitë, përfitimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në terren. Në fund të ditës së punës, u përpiluan rekomandime duke u bazuar në përvojat e deritanishme, situata të simuluara dhe shembuj konkret, qëllimi i së cilëve është të lehtësoj punën e punëtorëve në terren dhe punëtorëve që do të kyçen në fazat e mëtutjeshme në implementimin e projektit Garancion për të rinjtë.

Realizimi i projektit filloi në fillim të vitit nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në Republikën e Maqedonisë, Agjencioni për Punësim dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, ndërsa përfshin edhe komunën e Gostivarit, Strumicës dhe Qytetin e Shkupit. Në periudhën e ardhshme, pas përfundimit të fazës pilot, pritet zgjerim i projektit në tërë territorin e shtetit. Garancioni për të rinjtë është masë aktive për punësimin e personave të rinj e cila zbatohet në shtetet e Bashkimit Evropian nga viti 2012.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org