16.04.2024

U mbajt debat për perspektivat dhe sfidat e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut

“Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut- Tranzicioni nga arsimimi në punësim”, ishte tema e Panelit të organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Fondacioni Fridrih Ebert – Zyra në Shkup, që u mbajt sot (16 prill 2024), në Kampusin e Universitetit në Tetovë.

“Ky është edhe një kontribut i akademisë për të treguar se tregu i punës në Maqedoninë e Veriut është asimetrik dhe këtë paralajmërim në UEJL e kemi thënë shumë më herët. Përqendrimi i universiteteve dhe politikave arsimore duhet të jetë në krijimin e kuadrove profesionale, të cilat i kërkon tregu”, tha në fjalimin e tij përshëndetës Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Drejtori i Fondacionit Fridrih Ebert, Dr. Peter Hurrelbrink, tha se sot po shënojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet fondacionit dhe Universitetit të Evropës Juglindore dhe kontributi i panlistëve e në veçanti i akademisë është shumë i rëndësishëm.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Skopje

Boul. 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Skopje 1000,
North Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org