27.06.2018

Nga një revolucion laraman në një qeveri laramane - një vit për të rrotulluar gjithçka për Maqedoninë?

Në vitin 2016, "Revolucioni Laraman" i Maqedonisë solli zgjedhje të reja, që si rezultat, solli një qeveri të re në pushtet. Në maj të vitit 2017, Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM) ka formuar një koalicion me partitë etnike shqiptare, dhe Kryeministri Zaev dhe ekipi i tij solli një freski të re në vend dhe në rajon. Qeveria e Zaev-it ka vendosur një drejtim të ri si për çështjet vendore ashtu edhe ato të huaja. Në janar, shteti ka firmosur një marrëveshje miqësie me Bullgarinë dhe këtë muaj arriti që të gjejë zgjidhje për kontestin e shtrirë për dekada në lidhje me emrin me Greqinë.

Qeveria e re ka rigjallëruar përpjekjet e Maqedonisë për lidhje më të fuqishme me Evropën, përfshirë edhe hartimin e një plani ambicioz për sundimin e të drejtës dhe liritë e mediave, që ka rrezatuar fuqishëm në gjithë rajonin. Shkupi gjithashtu po përpiqet të arrijë një date të negociatave me BE-në, që pritet të shpallet gjatë Samitit të Këshillit Evropian në fund të muajit qershor.

Duke marrë parasysh rëndësinë e zhvillimeve aktuale, Fondacioni Friedrich-Ebert- Zyra e BE-së ka organizuar një diskutim në tryezë të rrumbullakët mbi Maqedoninë, një vit pasi që erdhi qeveria e re në pushtet. Gjatë diskutimit ishte prezantuar ajo që vetëm më ishte arritur gjatë kësaj periudhe dhe hapat e rëndësishëm që shtrihen përpara për vendin si një detyrim për progresin e vazhdueshëm dhe të mëtutjeshëm.

Kryesuar nga Eva Ellereit, Drejtoreshë e Fondacionit Friedrich-Ebert Zyra në Shkup, diskutimi ishte pasuruar nga folësit mysafirë: Kalinka Gaber, Sekretare Shtetërore pranë Sekretariatit për Çështje Evropiane, Erwan Fouéré, Hulumtues i Lartë i Qendrës për Studime Politike Evropiane, Aleksandar Stojanovski, Hulumtues pranë Eurothink Qendrës për Studime Evropiane, Shkup. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org