Nga një revolucion laraman në një qeveri laramane - një vit për të rrotulluar gjithçka për Maqedoninë?
Qeveria e re ka rigjallëruar përpjekjet e Maqedonisë për lidhje më të fuqishme me Evropën, përfshirë edhe hartimin e një plani ambicioz për sundimin e të drejtës dhe liritë e mediave, që ka rrezatuar fuqishëm në gjithë rajonin. Shkupi gjithashtu po përpiqet të arrijë një date të negociatave me BE-në, që pritet të shpallet gjatë Samitit të Këshillit Evropian në fund të muajit qershor.
Duke marrë parasysh rëndësinë e zhvillimeve aktuale, Fondacioni Friedrich-Ebert- Zyra e BE-së ka organizuar një diskutim në tryezë të rrumbullakët mbi Maqedoninë, një vit pasi që erdhi qeveria e re në pushtet. Gjatë diskutimit ishte prezantuar ajo që vetëm më ishte arritur gjatë kësaj periudhe dhe hapat e rëndësishëm që shtrihen përpara për vendin si një detyrim për progresin e vazhdueshëm dhe të mëtutjeshëm.
Kryesuar nga Eva Ellereit, Drejtoreshë e Fondacionit Friedrich-Ebert Zyra në Shkup, diskutimi ishte pasuruar nga folësit mysafirë: Kalinka Gaber, Sekretare Shtetërore pranë Sekretariatit për Çështje Evropiane, Erwan Fouéré, Hulumtues i Lartë i Qendrës për Studime Politike Evropiane, Aleksandar Stojanovski, Hulumtues pranë Eurothink Qendrës për Studime Evropiane, Shkup.
Фондација Фридрих Еберт Скопје
Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза),
1000 Скопје,
Северна Македонија