26.05.2023

Tryezë e rrumbullakët "Banimi dhe të rinjtë në Maqedoninë e Veriut"

Më 26 maj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi një Tryezë të rrumbullakët "Banimi dhe të rinjtë në Maqedoninë e Veriut" të organizuar nga Organizata për banim dhe qiramarrës (OBQ) dhe Fondacioni Fridrih Ebert (FES).

Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, Drejtori i Fondacionit Fridrih Ebert me zyrë në Shkup, Rene Schlee dhe kryetarja e Organizatës për banim dhe qiramarrës, Maja Staleska.

Me qëllim të promovimit të praktikave të mira dhe përvojave ndërkombëtare, në tryezën e rrumbullakët ishin të ftuar edhe përfaqësues të Shoqatës së qiramarrësve nga Islanda, Shoqatës së qiramarrësve nga Suedia dhe Shoqatës ndërkombëtare të qiramarrësve.

Në tryezën e rrumbullakët u hap një diskutim mbi banimin dhe nevojat e të rinjve, të tilla si rregullimi i çmimit të tregut të pasurive të paluajtshme, kontratat për qira, prezantimi i modeleve të banimit publik dhe modeleve të banimit për personat e cënuar, si dhe inicimi i një strategjie të re për banim që është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë dhe u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve.

Kjo tryezë e rrumbullakët u mbajt në kuadër të Festivalit të banimit “Banim i sigurt, dinjitoz dhe i qasshëm për të gjithë”, i cili u organizua për herë të parë këtë vit nga Fondacioni Fridrih Ebert, Organizata për banim dhe qiramarrës dhe Forumi rinor socialdemokrat i Maqedonisë.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org