Tryezë e rrumbullakët "Banimi dhe të rinjtë në Maqedoninë e Veriut"

Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, Drejtori i Fondacionit Fridrih Ebert me zyrë në Shkup, Rene Schlee dhe kryetarja e Organizatës për banim dhe qiramarrës, Maja Staleska.
Me qëllim të promovimit të praktikave të mira dhe përvojave ndërkombëtare, në tryezën e rrumbullakët ishin të ftuar edhe përfaqësues të Shoqatës së qiramarrësve nga Islanda, Shoqatës së qiramarrësve nga Suedia dhe Shoqatës ndërkombëtare të qiramarrësve.
Në tryezën e rrumbullakët u hap një diskutim mbi banimin dhe nevojat e të rinjve, të tilla si rregullimi i çmimit të tregut të pasurive të paluajtshme, kontratat për qira, prezantimi i modeleve të banimit publik dhe modeleve të banimit për personat e cënuar, si dhe inicimi i një strategjie të re për banim që është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë dhe u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve.
Kjo tryezë e rrumbullakët u mbajt në kuadër të Festivalit të banimit “Banim i sigurt, dinjitoz dhe i qasshëm për të gjithë”, i cili u organizua për herë të parë këtë vit nga Fondacioni Fridrih Ebert, Organizata për banim dhe qiramarrës dhe Forumi rinor socialdemokrat i Maqedonisë.
Фондација Фридрих Еберт Скопје
Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза),
1000 Скопје,
Северна Македонија