Fondacioni Friedrich Ebert angazhohet fuqishëm në bashkëpunimin me aktorët kyç në promovimin e vlerave evropiane dhe arritjen e një shoqërie të zhvilluar të bazuar në të drejtat themelore dhe solidaritetin. Angazhimi ynë në Maqedoninë e Veriut bazohet në një kuadër gjithëpërfshirës që përfshin debate dhe diskutime me shoqërinë civile, përfaqësues qeveritarë, aktorë politikë, diplomatë dhe përfaqësues e Bashkimit Evropian në nivel kombëtar dhe midis të gjitha vendeve të rajonit.
Për shumicën e shtetasve maqedonas, perspektiva e anëtarësimit në BE përfaqëson prosperitetin ekonomik, garancitë sociale dhe mjedisin e sigurt. Qëllimi i FES-it Shkup është të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar përmes diskutimit progresiv në politikën publike, të jashtme dhe të sigurisë brenda kuadrit të BE-së.
Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut