03.04.2019

“Eja të flasim për tatime!”

Nën organizim të Fondacionit Fridrih Ebert, më 29 mars 2019, në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, u mbajt debati i parë publik në temën “Eja të flasim për tatime!”.

Gjatë debatit, studentët kishin mundësinë të diskutojnë me Ministrin për Financa, z. Dragan Tevdevski, Drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhurat Publike, z-nja Sanja Llukarevska dhe Prodekanin e Fakultetit Ekonomik, doc. D-r Ljupço Davçev.

Studentët debatuan mbi llojet e tatimeve, format e procedurave tatimore, përparësitë dhe mangësitë e tyre, karakteristikat, parimet dhe funksionet, si dhe mbi efektin e tatimit progresiv mbi të ardhurat personale ndaj proceseve socio-ekonomike të vendit. Njëkohësisht, Ministri i Financave potencoi që vendimi mbi tatimin progresiv është masë në luftiën kundër shkallës së lartë të pabarazisë dhe varfërisë në vendin tonë.

Pjesëmarrje në debat morën edhe profesor dhe ekspert të temës, përfaqësues nga Drejtoria e të Hyrave Publike në Shtip, nga Oda Ekonomike, të cilët zhvilluan një debat dinamik dhe të argumentuar e cila i nxiti studentët që të jenë aktiv gjatë këtyre proceseve në të ardhmen. Konkluzionet e debatit edhe një herë e konfirmuan që vendit tonë i nevojitet sistem i drejtë tatimor andaj masa e tatimit progresiv ndaj të ardhurave personale është hapë që e afron realizimin e saj.

Debati i radhës “Eja të flasim për tatime!” është paraparë të mbahet më 17 prill, 2019 në Universiteit e “Evropës Juglindore” në Tetovë.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org