Fondacioni Fridrih Ebert, zyra në Shkup ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë
Kryeministri Zoran Zaev dhe Përfaqësuesja e FES Eva Ellereit nënshkruan memorandumin gjatë vizitës të deputetëve të Bundestagut gjerman.
Ky memorandum ka për qëllim që të nxisë shkëmbim dhe hulumtim intelektual dhe krijimin e një baze për bashkëpunim në fusha të caktuara politike. FES dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohen të bashkëpunojnë në fushat e politikës të Modelit Evropian Ekonomik dhe Social, Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes dhe Rinisë përmes krijimit dhe zbatimit të politikave prioritare. Nëpërmjet konferencave të përbashkëta, si dhe shkëmbimit të ekspertizave ndërmjet hulumtuesve dhe ekspertëve nga institucionet e dy vendeve, Maqedonisë dhe Gjermanisë, zhvillimi i koncepteve dhe strategjive të reja në fushat e caktuara duhet të shërbej si lehtësues. Ky memorandum e shënon bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FES Shkup dhe disa Ministrive dhe Institucioneve në Maqedoni dhe Gjermani si dhe nënvizon angazhimin e dy palëve, FES dhe Qeverisë së Maqedonisë në inkurajimin e një agjende politike të bazuar në vlera Evropiane.
Фондација Фридрих Еберт Скопје
Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза),
1000 Скопје,
Северна Македонија