10.11.2025

Forumi i Pestë Socio-Ekologjik

Dje në Shkup u mbajt Forumi i pestë Socio-Ekologjik, i organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert – Zyra në Shkup dhe Instituti Progres për Demokraci Sociale. Forumi mblodhi ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë politikë rreth temës “Placemaking for Socio-Ecological Justice.”

Ngjarja nisi me një shëtitje edukative në zonën qendrore urbane, ku përmes vëzhgimit, dialogut dhe reflektimit të përbashkët u diskutua mbi hapësirën publike. Qytetarët theksuan nevojën për më shumë gjelbërim, hije, aksesueshmëri dhe përfshirje, si dhe për hapësira publike që mbështesin mirëqenien dhe dinjitetin e komunitetit.

Forumi i këtij viti u fokusua në placemaking si një qasje pjesëmarrëse që e kupton hapësirën publike si një proces të përbashkët shoqëror. Në kushtet e rritjes së pabarazive sociale dhe sfidave mjedisore, kjo qasje u theksua si një rrugë kyçe drejt krijimit të qyteteve të drejta, të gjelbra, gjithëpërfshirëse dhe rezistente.

Programi përfshiu edhe shfaqjen e filmit dokumentar Skopje Remix, i cili përmes nëntë tregimeve paraqet skenat subkulturore të qytetit dhe rolin e tyre në gjallërimin e hapësirave publike.

Përmes punëtorive tematike dhe një panel-diskutimi, pjesëmarrësit punuan mbi koncepte për hapësira publike rezistente ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e aksesueshmërisë dhe përfshirjes, si dhe modele për rritjen e efikasitetit energjetik në planifikimin urban. Në diskutime u theksua se hapësira publike duhet të planifikohet sipas nevojave reale të qytetarëve dhe të vihet në funksion të komunitetit.

Forumi i pestë Socio-Ekologjik edhe një herë konfirmoi rëndësinë e hapësirës publike si një burim kyç për rezistencë sociale dhe mjedisore dhe si pikënisje për një transformim urban të drejtë dhe të qëndrueshëm.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Букурешка 123Б, 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
skopje(at)fes.de