Future is Feminist - Moduli i dytë
Ish-sekretari privat i princeshës Diana, Patrik Xhefson dhe ish-këshilltarja presidenciale, e vetmja grua që ka punuar për dy presidentë amerikanë, Ronald Regan dhe Xhorxh Bush më i vjetri, për dy kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar, Tereza Mej dhe Dejvid Kameron, dhe për Mbretëreshën Elizabeta - Mari Xho Xhejkobi, ishin dy folësit kryesorë që në mënyrë virtuale morën pjesë në modulin e dytë "Reputacioni dhe menaxhimi i buxhetit" të programit "Future is Feminist" në Mavrovë.
Përveç tyre, mori pjesë edhe drejtorja e Shoqatës për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës SIGA, Mila Carovska, profesore e rregullt për menaxhim të burimeve njerëzore, lidershipit, sjelljes organizative dhe metodologjisë hulumtues për biznes dhe menaxhim në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup Prof. Dr. Marija Topuzovska Latkoviq dhe drejtori menaxhues i akceleratorit të parë për ndërmarrësinë sociale dhe bizneset me ndikim në Maqedoninë e Veriut, Kristijan Milevski.
Programi është një seri trajnimesh për vajzat dhe gratë e reja dhe frymëzuese, të cilat janë të gatshme të mësojnë, avancojnë, udhëheqin dhe shërbejnë në proceset demokratike dhe synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në biznes ose politikë. Qëllimi është të zbulohen dhe trajnohen vajzat dhe gratë e reja për të përforcuar aftësitë e tyre të lidershipit dhe për të ndryshuar shoqërinë për mirë.
Фондација Фридрих Еберт Скопје
Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза),
1000 Скопје,
Северна Македонија