01.10.2019

Grassroot aksion për ndryshime të gjelbërta

Çka është e nevojshme për transformim të drejtë socio-ekologjik në Evropën Juglindore? Si është gjendja e të gjelbërve, gjegjësisht lëvizjeve të gjelbërta dhe aktivizmit në rajon, dhe çfarë u mungon? Fitoret e deritanishme nga ana e aktivistëve a nënkuptojnë edhe fitore të betejës në luftën kundër shkatërrimit të ambientit jetësor për relizim të qëllimeve profitabile? A mundet qyteti më i ndotur në Evropë të bëhet qyteti më i gjelbërt evropian?

Mbi këtë dhe një sërë pyetjesh tjera, u diskutua javën e kaluar në Tetovë, gjegjësisht gjatë periudhës 16 dhe 17 shtator. Nën organizim të Fondacionit Fridrih Ebert, ky eveniment dy ditor arriti që të mbledh aktivist dhe përfaqësues të sektorit civil nga i gjithë rajoni, të cilët në punën e tyre janë të orientuar fuqimisht për të mbrojtur ambientin jetësor.

Gjatë gjitha sesioneve, pjesëmarrësit i ndanë eksperiencat e tyre pozitive, por edhe ata të hidhurat, si dhe nevojën për bashkëpunim me banorët lokal. Ndikimi i shtetit dhe partneriteti me institucionet shtetërore, në vend se të jetë sfidë, mund të jetë mundësi e përkryer për zbatim efektiv të politikave të cilat janë në dobi të qytetarëve dhe njëkohësisht mbrojnë ambientin jetësor. Sidoqoftë, parakushti është institucione transparente dhe funksionale të cilat janë të hapura për kyçje të qytetarëve.

Përderisa dita e parë ju përkushtua njohjes së ndërsjellë të pjesëmarrësve dhe ndarjen e shembujve praktik, si dhe metodat dhe mekanizmat për pjesëmarrje të gjelbërt qytetare, gjatë ditës së dyte pjesëmarrësit u njoftuan me eko skenën lokale në Tetovë. Diskutimi mbi temën “A mundet qyteti më i ndotur në Evropë të bëhet qyteti më i gjelbërt evropian?” e cila u mbajtë në parkun e Universitetit të Tetovës, e rrumbullaksoi evenimentin dy ditor me shumë pyetje dhe përgjigje mbi rolin e institucioneve shtetërore, por edhe të organizatave civile për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fundamentale njerëzore, para se gjithash të drejtën për ajër të pastër.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org