28.06.2018

Kampi Veror Rinor i Pestë për “Perspektiva Socialdemokrate – Të Rinjtë në Evropën Juglindore”

Më tepër se pesëdhjetë të rinj nga rajoni kanë marrë pjesë këtë vit në Kampin Veror Rinor në temën “Perspektivat Socialdemokrate – Të Rinjtë në Evropën Juglindore” që është zhvilluar në Durrës, R. e Shqipërisë, në periudhën prej 20-24.06.2018 në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert.

Gjatë kohë së kampit, personat e rinj progresiv dhe shoqëror nga rajoni kanë pasur mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre, idetë dhe perspektivat dhe të realizojë dialog në shumë tema të fushës së vlerave të përbashkëta socialdemokrate. Mes tjerash, ata kanë diskutuar për rëndësinë e komunikimit ndërkulturor, sfidat për proceset e demokratizimit në rajon, ndikimi dhe roli i personave të rinj progresiv në shoqëri si dhe proceset e integrimit në BE dhe Evropeizimi.

Në këto dhe tema tjera për potencialet dhe sfidat e vendeve të rajonit, pjesëmarrësit kanë diskutuar me Frank Morawietz, (Zyra Franceze – Gjermane për të Rinj), Frank Hantke  (FES – Zyra në Prishtine), Shpati Kolgega (Zëvendës Ministër i Arsimit, të Rinjve dhe Sport i R. së Shqipërisë), Dorian Jono (Zhan Mone, Universiteti “Marin Barleti” Tiranë) dhe ekspertë, politikanë dhe përfaqësues tjerë të komunitetit akademik të Shqipërisë dhe më gjerë. 

Në kuadër të kampit, nëntë të rinj nga Maqedonia kanë marrë pjesë mes të cilëve edhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar Rinor të Maqedonisë (NMSM), Forumit Rinor Arsimor (MOF), Aleanca Rinore Krushevë (MSK), si dhe anëtarë të Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (SDMM) dhe Forumi i të Rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org