02.09.2023

Panel diskutimi “Angazhime për një të ardhme më të mirë të të rinjve – Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e të rinjve”

Dje, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është mbajtur një panel diskutimi "Angazhime për një të ardhme më të mirë të të rinjve – Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e të rinjve".

Ky panel diskutimi është organizuar në kuadër të iniciativës së nisur në vitin 2022 nga zyra lokale e RYCO me mbështetjen e Fondacioneve Fridrih Ebert dhe Konrad Adenauer, dhe në bashkëpunim me Klubin për çështje dhe politika rinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të forumeve rinore të partive politike që kanë deputetët e tyre në klub.

Përveç trajnimeve të realizuara për krijimin efektiv të politikave rinore, pjesëmarrësit që përfaqësojnë organizatat rinore të partive politike: Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, BDI, si dhe LiDeM, LDMM dhe UFR propozuan të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët rinore për të inkurajuar bashkëpunimin aktiv midis të rinjve me qëllim të avancimit të përbashkët të pozitës së të rinjve në vend dhe më gjerë.

Kjo deklaratë e përbashkët është nënshkrua solemnisht nga presidentët dhe përfaqësuesit e forumeve rinore që kanë deputetë në Klubin për çështje dhe politika rinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe njëkohësisht u diskutuan përpjekjet e të rinjve të partive politike për zbatimin e saj, si dhe mbështetjen e vazhdueshme nga RYCO, Fondacionit Fridrih Ebert dhe Konrad Adenauer në ndjekjen e zhvillimit të ngjarjeve të përmendura në vetë deklaratën.

Deklarata do të kontribuojë në unifikimin e të rinjve nga partitë politike dhe të gjitha format e organizimit rinor me qëllim përmirësimin e gjendjes së të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve, partive politike dhe sektorit civil.

Ne jemi krenarë për përpjekjet e bëra dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët që padyshim do të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org