27.05.2021

Platforma e Sigurisë e SEJ: Intervistë me Ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmila Sekerinska

Në kuadër të projektit Platforma e Sigurisë e SEJ, Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmila Sekerinska dha një intervistë lidhur me bashkëpunimin rreth sigurisë në rajon.

Në bisedë me gazetarin Nazim Rashidi ajo flet për situatën me sigurinë në rajon dhe sfidat dhe rëndësia e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sigurisë. Platforma e Sigurisë e Evropës Juglindore është një projekt i organizuar nga  Friedrich-Ebert-Stiftung Skopje në bashkëpunim me  Friedrich-Ebert-Stiftung Dialogue Southeast Europe dhe zyra rajonale e FES për Bashkëpunim dhe Paqe në Evropë, që bashkon progresistët brenda fushës së sigurisë për të diskutuar mbi çështjet dhe sfidat e së ardhmes.

 

Me pranimin e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor në NATO, arkitektura e sigurisë së rajonit gradualisht ka ndryshuar. Ballafaqimi me krimin e organizuar ndërkombëtar, krimin kibernetikë, 2% të NATO-s, por edhe debatet e politikës globale të sigurisë rreth multilateralizmit kërkojnë përgjigje të reja politike, duke përfshirë përgjigje nga partitë qeverisëse socialdemokrate. Përderisa siguria luan një rol të madh retorikisht, partitë progresive duhet të ofrojnë ide të reja ose koncepte të orientuara drejt së ardhmes për një politikë të jashtme dhe të sigurisë social demokratike që mbështetet në bashkëpunim dhe demokratizim. Debatet evropiane dhe globale mbi politikën e sigurisë duhet të udhëhiqen dhe diskutohen midis aktorëve progresivë në rajon.

 

Videon e plotë mund ta shikoni në këtë hallkëhttps://youtu.be/<wbr />Yk6JOz5gQjY

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org