25.04.2023

Politika konstruktive

Forcimi i demokracisë dhe krijimi i politikave konstruktive me interes për qytetarët përmes dialogut me aktorët kryesor në vend është tema e ngjarjes së parë të nismës Politikë konstruktive të mbajtur më 25.04.2023 në Shkup të organizuar nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës SIGA, Friends of Europe dhe Fondacionet Fridrih Ebert dhe Konrad Adenauer.

Koordinatorja e projektit të Fondacionit Fridrih Ebert - Shkup, Nita Starova, theksoi se përparësia e rregullimit demokratik është pluralizmi politik.

„Përparësia e rregullimit demokratik të një shoqërie është pluralizmi politik që mundëson përfaqësimin dhe shprehjen e grupeve të ndryshme politike dhe ideologjike, por në të njëjtën kohë demokracia gjithashtu nënkupton mbështetjen e një kulture të dialogut dhe debatit mbi qëndrime dhe pikëpamje të ndryshme ideologjike, veçanërisht kur bëhet fjalë për tema që janë të rëndësisë thelbësore dhe prekin të gjithë qytetarët në shoqëri, siç është rasti me temën që po diskutojmë sot – ndërtimi i një modeli efektiv për financimin e shëndetësisë publike. Së bashku me Fondacionin Kondrad Adenauer, vendosëm të mbështesim nismën e SIGA-s për të zbatuar modelin e politikave konstruktive, sepse besojmë se vetëm përmes dialogut dhe debatit konstruktiv mund të rikthehet besimi i qytetarëve në proceset politike", tha Starova.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org